Flash News

KRYESORE

Më shumë shije dhe më shumë vlera ushqyese, përfitimet e çajit me qumësht

Më shumë shije dhe më shumë vlera ushqyese, përfitimet

Çaji dhe qumështi të kombinuar së bashku, jo vetëm që kanë një shije të mrekullueshme por mbartin edhe shumë vlera ushqyese e kuruese.

Këto janë disa nga përfitimet që merren nga konsumi i çajit dhe qumështit bashkë:

Burim antioksidantësh dhe kalciumi

Çaji me qumësht përmban si kalcium ashtu dhe antioksidantë. Kalciumi është përgjegjës për forcimin, rritjen dhe mirëmbajtjen e kockave, dhëmbëve si dhe për funksionin e sistemit neuormuskular. Nga ana tjetër, antioksdidantët luftojnë radikalet e lira dhe substancat e tjera toksike të trupit.

Anti-infektiv dhe anti-ankth

Çaji me qumësht mund të luftojë infeksionin dhe ankthin. Çaji  përmban L-theanine, një aminoacid analog me aminoacidet proteinogjenike L-glutamin dhe L-glutamate të cilat gjenden në disa bimë dhe kërpudha specifike. Ato rrisin sistemin imunitar dhe kanë disa proteina antibakteriale të fuqishme.

Ndihmon rënien në peshë

Çaji me qumësht ndihmon në rënien në peshë, pasi përmban disa komponentë që reduktojnë absorbimin e yndyrës nga zorrët, ul kolesterolin në trup dhe parandalon akumulimin e yndyrës.

Të fundit