Flash News

KRYESORE

Më shumë vota se votues, PD: Rama mbush kutitë në mënyrë flagrante në të paktën 6 bashki

Më shumë vota se votues, PD: Rama mbush kutitë në

Një ditë pasi denoncoi Komisionin Qendror të Zgjedhjeve se po manipulon rezultatin e votimit për zgjedhjet vendore, PD ka reaguar sërish sot, pasi në media u publikuan raste konkrete se si disa kandidatë fitues (PS) siguronin më shumë vota se sa numri i pjesëmarrësve në QV.

Madje, të dyja të dhënat janë publikuar në faqen zyrtare të KQZ.

Në një deklaratë për mediat, Sekretari për Çështjet Zgjedhore, Ivi Kaso deklaron se me raste të këtilla u provua denoncimi i PD, vetëm një ditë më parë.

Sipas Kasos, Rama mbush kutitë e votimit dhe manipulon rezultatin edhe pa pjesëmarrjen e opozitës, në të paktën 6 bashki.

Deklarata e plotë:

Edi Rama po kryen një manipulim masiv të rezultatit të votimit të tij monist, ku vetë votoi, vetë numëroi, vetë vulosi.

Siç denoncoi dje Partia Demokratike, për shkak të refuzimit plebishitar nga shqiptarët, kandidatët e tij kanë mbushur kutitë e votimit kudo në Shqipëri.

Në votimet moniste të Edi Ramës dalin më  shumë vota në kuti sesa ishte pjesëmarrja zyrtare e deklaruar nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, edhe ky nën kontrollin e Edi Ramës dhe që manipuloi gjatë gjithë ditës pjesëmarrjen e votuesve.

Të dhënat zyrtare tregojnë se kutitë janë mbushur dhe numri i votave është shtuar në mënyrë flagrante në të paktën 6 bashki, ku ka mbaruar numërimi.

Rekordin e mban Ura Vajgurore, ku janë shtuar 1766 vota.

Më pas vjen Vau i Dejës me 1057 vota më shumë në kuti, sesa pjesëmarrja e deklaruar

Bashkia Lushnjë me 843 vota.

Malësia e Madhe me 665.

Bashkia e Bulqizës me 572 vota më shumë

Bashkia e Divjakës me 513 vota më shumë në kuti sesa votues morën pjesë sipas informacionit zyrtar.

Qëllimi i Edi Ramës për të fryrë pjesëmarrjen dhe për të manipuluar rezultatin e votimeve të tij personale, jashtë çdo standardi demokratik është arritja me çdo kusht e votave të vitit 2017.

Manipulimi i trashë që nisi dje me Komisionin Qendror të Zgjedhjeve dhe po vazhdon sot në qendrat e numërimit, nuk mund ta mbulojë dot të vërtetën se Edi Rama u refuzua në mënyrë plebishitare nga shqiptarët.

30 Qershori dhe dita pas tij provoi përtej çdo dyshimi se me Edi Ramën Shqipëria nuk ka asnjë shans të zhvillojë zgjedhje të lira e të ndershme.

Fituesit e PS marrin më shumë vota se pjesëmarrja, reagon KQZ: Janë shifra të marra me telefon

Skandalet e KQZ: Rastet kur kandidatët e PS shpallen fitues me më shumë vota se pjesëmarrja

Të fundit