Flash News

KRYESORE

‘Me të jam në rregull’, Meta tregon problemin e Ramës në televizionin e Estonisë

‘Me të jam në rregull’, Meta tregon problemin e Ramës

Presidenti i Republikës Ilir Meta ka folur në një intervistë për Televizionin shtetëror të Estonisë.

Mes të tjerash, Presidenti u pyet edhe për marrëdhëniet e tij me kryeministrin Rama, për të cilat tha se janë në rregull, por pa harruar të ‘thumbojë’ kryeministrin duke shprehur se ‘e ka të vështirë të bashkëpunojë me demokracinë’.

“Me kryeministrin Rama jam në rregull dhe nuk kam probleme. Nganjëherë ai ka vështirësi për të bashkëjetuar në harmoni me demokracinë, me pluralizimin politik dhe me zgjedhjet e lira e të ndershme, por këto janë themelet për një vend demokratik dhe evropian”-deklaroi Meta.

Të fundit