Flash News
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
E rëndë në Krujë/ 42 vjeçarja futi në qese dhe hodhi në lumë foshnjën e porsalindur në shtëpi
Presidenti Begaj dekreton ligjin për zonat e mbrojtura
Mbytet në ujin e shatërvanit një i mitur afgan në Shëngjin
“Minuan sundimin e ligjit”, DASH shpall ‘non grata’ tre zyrtarë të lartë në Ballkan
‘Me Teatrin po pastrohen paratë e drogës’, Basha: Do e mbrojmë me çdo formë, kjo mund të ndodhë nesër me shtëpitë tona
Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, u shpreh se ai dhe përfaqësuesit e PD-së do të bëjnë çdo përpjekje për ta mbrojtur Teatrin nga shembja.
“Teatrin Kombëtar e kanë mbrojtur me kurajo të pashoqe artistët dhe Aleanca për Teatrin. Ne jemi këtu për ta mbrojtur Teatrin dhe çdo përpjekje dhe çdo gropë që do hapet për Teatrin, do të jetë gropa e tyre”, u shpreh Basha.
Basha tha se me atë projekt po pastrohen paratë e drogës.
“Ky është projekt grabitës, kriminal, po pastrohen paratë e drogës me një arkitekt të dënuar në Itali, është arkitekti i Edi Ramës. Kjo është një skemë mafioze për të pasurur Ramën dhe vjedhur shqiptarëve Teatrin. Këtu po pastrohen paratë e drogës”, tha ai.
Ai shtoi se më në fund para çdo shqiptari po kuptohet se nuk kemi më një qeveri, por kemi një bandë, duke dhënë edhe një paralajmërim se një gjë e tillë mund të ndodhë nesër edhe me shtëpitë e qytetarëve.
“Së shpejti kjo mund të ndodhë me shtëpitë tuaja, si në Himarë, apo vende të tjera”, tha kryedemokrati.
I pyetur nga gazetarët se cili është plani i opozitës për mbrojtjen e Teatrit, Basha tha se është Aleanca për Teatrin ajo që ka përcaktuar aksionin, dhe ai bashkë me përfaqsuesit e PD-së janë aty për t’i mbështetur me çdo kusht.
“Aleanca për Teatrin është ajo që ka përcaktuar të gjithë aksionin këtu dhe ne jemi për ta mbështetur me të gjitha format dhe mjetet”, deklaroi Basha.