Flash News

KRYESORE

“Më thanë këndo për një figurë politike”, Irma Libohova rrëfen si u mbyll dasma pas sherrit për partitë

“Më thanë këndo për një figurë

Irma Libohova, një ndër këngëtaret më të dashura të publikut shqiptar prej vitesh, ka rrëfyer një moment mjaft pikant në karrierën e saj.

Bëhet fjalë për një ndodhi pas viteve ’90, me ndërrimin e sistemeve.

E ftuar në ‘Thumb’, Irma ka treguar se si një dasmë u mbyll pas përplasjeve mes njerëzve të nuses dhe krushqve për shkak të partive politike.

“Një histori që nuk do ta harroj kurrë ka ndodhur në një qytet të Shqipërisë, ishte dasmë e vajzës. Vajza e bukur si drita, si ylli. Vjen krushqia. Më vjen një pusullë mua: Na këndo një këngë për një figurë politike. I thashë duhet t’i thuash të zotit të dasmës se gjithsesi nuk jemi në dasmë për të bërë politikë. Këtu është qejf s’ka lidhje.

Shkurt krushqit ishin të partisë Demokratike, nusja i kishte përfaqësues të partisë Socialiste. Pasi unë nuk e këndova u hodh një shishe vere në dasmë, u hodh nga tavolina e krushqve në pistë aty. U kuptua menjëherë arsyeja pse, thjesht u prish dasma. Krushqit u ngritën ikën dhe dasma u prish. Flasim për shumë vite përpara. Sot njerëzit janë ndërgjegjësuar”, u shpreh Irma Libohova.

Të fundit