Flash News
Stuhia godet edhe Shqipërinë, era e fortë boshatis Lungomaren në Vlorë
Sekuestrohen 770 kg k*kainë në Itali, shumica e paketimeve me flamur serb
“Rama ik”, protestuesit mblidhen sërish në Tiranë pas 52 ditësh qëndresë
Zjarr pranë banesave në Elbasan, shpërthime gjatë ndërhyrjes së zjarrfikësve
Gjykata e Lartë publikon listën e kandidatëve për KLGJ, 7 gjyqtarë në garë për 3 vende
Alfred Lela
A do të shkojë apo jo Ben Blushi te Top Channel? u kthye në një prej kureshtjeve urbane të javës që u mbyll. Lajmi i një negociate mes tij dhe Vjollca Hoxhës ka qarkulluar në mënyrë informale, por nuk është bërë zyrtar nga asnjë prej palëve të përfshira.
Politikani i majtë hoqi dorë nga kryesimi i partisë së re LIBRA, krijuar vetëm para pak muajsh si reagim ndaj hapësirës së kufizuar në Partinë Socialiste, deputet i së cilës ishte në legjislaturën e kaluar.
LIBRA arriti të mblidhte vota, aq sa për të shënuar emrin si partia e pestë në vend, por pa prodhuar trysni të mjaftueshme që do t'i jepte një karrige parlamentare. Përveç 20 mijë votave që i thanë opinionit publik se partitë anti-sistem nuk janë ende të mirëpritura në Shqipëri, LIBRA shënoi edhe një rekord shpejtësie. Pak muaj pas krijimit dhe sprovës elektorale, ajo u ndesh me një skizmë të provokuar nga mospajtimet mes dy protagonistëve: Ben Blushi dhe Mimoza Hafizi.
Blushi mund t'i rihapë një ditë 'faqet' e LIBRA-s e të futet në to por, me gjasë, jo Hafizi, e cila u shkarkua nga Bërthama, një emër tjetër për kryesinë e partisë së re. Në njëfarë mënyre ky precedent sinjalizon se sa e madhe është pesha e njerëzve publikë dhe me kontribut të publikes.
Në ndeshjen Blushi vs Hafizi apo çdo match të ngjashëm, fiton gjithmonë Blushi. Kjo nuk është misogjini, por fakt. Faktet, në anën tjetër, mund të jenë misogjinike, por është burracakëri dhe jo burrëri të ndeshesh me to panevojshëm, sa për të qenë politikisht korrekt.
Kjo është historia e LIBRA-s dhe e dy personazheve të saj, Blushit dhe Hafizit.
Çfarë përmban e ardhmja për gazetarin e shndërruar në politikan? A do t'i kthehet ai gazetarisë, në një pozicion të lartë menaxherial, apo do të mbyllet në 'kullën e fildishtë' duke iu dorëzuar asaj tjetrës, letërsisë, që është në fjalët e përmbysura të Heminguejit, 'gazetari pa nxitim'?
Rasti i Blushit në rolin e një kryemanxheri në Top Channel është më shumë se vojerizëm mediatik dhe urban. Duke bërë këtë lëvizje 'interesante' në nivelin e parë, Blushi shpërfaq disa shtresa balancuese në një sistem politik dhe mediatik të zhbalancuar seriozisht.
Ai shkon në Top Channel si një profesionist, duke u bërë rasti i parë në Shqipëri kur një personazh me profil të lartë bën rrugëtimin e kundërt, nga politika drejt medias. Shumë gazetarë e kanë përdour median si kaluç për të kaluar në anën e politikës.
Ben Blushi shkon me bagazhin e rëndë të përvojës së gazetës Koha Jonë, e cila i bëri rezistencë Berishës së parë. Për KJ dhe Blushin mund të thuhet se qenë pjesë e mekanizmit që rrëzoi Berishën. Gazeta, Blushi dhe Edi Rama ishin aleatë asokohe.
Nëse Blushi shkon te Top-i ai bashkon armët me televizionin më të madh në vend, në një luftë gjithaq të lavdishme kundër Ramës së tretë, sa ajo ndaj Berishës së parë. Si Vjollca Hoxha, ashtu dhe Ben Blushi kanë një interes: matronja e Top-it me politikanin e majtë në krye, mund të mbetet televizion i parë, ndërsa Blushi me Top-in mund të bëhet 'parti e parë'. Figurativisht kjo e fundit, por televizioni do ta ndihmojë Blushin që të shihet si instrumental në dobësimin dhe rrëzimin e Ramës duke mos i lejuar një mandat të tretë.
Të dyve iu duhet ky partneritet dhe, me anë të tij, Vjollca Hoxha mund të dëshmojë se arriti të merrte vendimin e parë të madh dhe domethënës, që prej qershorit të vitit të shkuar, kohë kur shtiu në dorë e vetme frenat zotërues të Top Channel.
Ikja e Blushit te Top-i është një lajm i mirë edhe për profesionistët. Një prej shqetësimve rraskapitëse të politikanëve të mbetur pa aulat e politikës, kur lihen jashtë listave nga kryetarët apo futen në kurse përplasjeje me ta, është 'çfarë të bëjmë tani?'. Sepse, një pjesë e madhe e tyre nuk bëjnë dot asgjë përtej ecejakeve nga salla e Kuvendit te kamerat dhe studiot e televizioneve. Shumë syresh janë futur në politikë pa një profesion (janë ndeshur pa dashje me kryetarin), dhe një pjesë tjetër kanë qenë amatorë ose mediokër në profesion.
Blushi u jep një shenjë profesionistëve se për ta ka jetë të parë, të dytë dhe të tretë. Jashtë politikës.
Por, nuk është kjo shtriqje psikologjike pse Blushi investon nëse merr drejtimin e Topit. Ai mund dhe duhet ta mundë Edi Ramën në një garë që kryetari i PS nuk ia dha, por edhe po t'ja kishte dhënë do ta kishte humbur.
Blush, kjo është 98-a jote! Rama e kapi rastin kur i erdhi e vetja. Ti e di.
Politiko.al
Të fundit
Shqipëria “jeton për t’u ushqyer”, rekord në Europë
22 July 2026, 08:14
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
22 July 2026, 08:16
Masa ajrore të paqëndrueshme dhe shi, si parashikohet moti për këtë të mërkurë
22 July 2026, 08:02
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
22 July 2026, 07:49
Në prag të 41-vjetorit, Modrić zgjedh të mos tërhiqet dhe rinovon me Milanin
21 July 2026, 22:55
Stuhia godet edhe Shqipërinë, era e fortë boshatis Lungomaren në Vlorë
21 July 2026, 22:34
Sekuestrohen 770 kg k*kainë në Itali, shumica e paketimeve me flamur serb
21 July 2026, 21:46
Moti i keq në Kosovë, humb jetën një person, plagosen dy të tjerë
21 July 2026, 21:05
Protesta përballë “algoritmit” të Ramës, flasin zërat e angazhuar nga sheshi
21 July 2026, 19:39
“Rama ik”, protestuesit mblidhen sërish në Tiranë pas 52 ditësh qëndresë
21 July 2026, 19:12
Nga Amerika Latine në Kosovë/ Si trafikohen gratë për shërbime sek*uale?
21 July 2026, 18:23
Nico Williams ia dedikon Neymar trofeun e Kupës së Botës
21 July 2026, 18:05
Pas tre vitesh në Tiranë, Silvio Gonzato mbyll misionin në Shqipëri
21 July 2026, 17:41
Zjarr pranë banesave në Elbasan, shpërthime gjatë ndërhyrjes së zjarrfikësve
21 July 2026, 17:22
Blendi Gonxhja fyen protestuesit: Një tufë budallenjsh që gjuajnë me gurë
21 July 2026, 16:55
Krimineli kthehet në vendin e krimit!
21 July 2026, 15:54
Pse të gjithë duan një Ujor në jetën e tyre?
21 July 2026, 14:47
Shqiptarët në shesh për hallet, Gonxhja në hall për JLo-në
21 July 2026, 14:29
Gjykata e Lartë rrëzon rekursin e Veliajt për afatet e paraburgimit
21 July 2026, 13:54
Atentati në Elbasan, dyshohet se objektivi ishte nipi i “Ot Kilës”
21 July 2026, 13:10
Vokshi: Deklaratat e eurodeputetit fundosin Ramën, SPAK të nisë hetimet
21 July 2026, 12:59
A gaboi ndonjëherë Ajnshtajni?
21 July 2026, 12:32
Ish-kryebashkiaku i Divjakës Fredi Kokoneshi paraqitet në GJKKO
21 July 2026, 12:14
Meta kundërshton Prokurorinë, kërkon hetim për punonjësit e paraburgimit 313
21 July 2026, 12:01
U transportua në spital pas zhytjes, humb jetën turistja 30-vjeçare në Vlorë
21 July 2026, 11:37
Nuk u paraqit në seancë, gjobitet avokati i Veliajt
21 July 2026, 11:12
Haxhiu vulos largimet e 7 prokurorëve serbë
21 July 2026, 10:53
Kush përfiton nga “investitori strategjik”?
21 July 2026, 10:30
Dënohet me burgim të përjetshëm bosi i kartelit të “Sinaloas”
21 July 2026, 10:00
Korçë/ 66-vjeçari gjendet i pajetë brenda automjetit të djegur
21 July 2026, 09:37
Këmbimi valutor, me sa blihen e shiten sot monedhat e huaja
21 July 2026, 08:50
Britania ngre alarmin: Shqiptarët po drejtojnë bandat nga qelitë
21 July 2026, 08:34
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
21 July 2026, 08:06
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
21 July 2026, 07:43
Pse pirja e alkoolit gjatë ditës ju bën të ndiheni më të dehur
20 July 2026, 22:58
Artan Hoxha jep detaje për plagosjen e 3 të rinjve në Elbasan
20 July 2026, 22:50
Cako: Do na ndryshojnë mendimet me valë, prisni një “sulm” të alienëve
20 July 2026, 22:31
Rrezikonte mbytjen në lumin Vjosa në Këlcyrë, shpëtohet turistja 10-vjeçare
20 July 2026, 21:49
DETAJE nga të shtënat me armë në Elbasan, 3 të plagosur
20 July 2026, 21:26
Të shtëna me armë në një lokal në Elbasan, plagoset kamarieri
20 July 2026, 21:07
Zjarr masiv në një apartament në Greqi, evakuohen banorët
20 July 2026, 20:48
Aksident përballë Ministrisë së Jashtme në Tiranë
20 July 2026, 20:21
Eurodeputeti paralajmëron Ramën: BE po i ndjek paratë, do të ketë pasoja
20 July 2026, 19:41
Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve
20 July 2026, 19:27
I dënuar për drogë, arrestohet pas 14 vitesh shqiptari në Itali
20 July 2026, 19:02
Shqipëria e kërkonte për evazion fiskal, biznesmeni italian kapet në hotel
20 July 2026, 18:37
Ndotja e ajrit në nivele alarmante, shteti ‘mbyll sytë’
20 July 2026, 18:01
Seanca plenare shtyhet për të enjten pas tensioneve
20 July 2026, 17:30
Shqipëria "digjet" nga i nxehti, deri në 47°C, ja kur vjen freskimi
20 July 2026, 16:46
Ishte larguar prej dy ditësh nga banesa, 58-vjeçari gjendet i vdekur
20 July 2026, 16:21
Rrezikuan të mbyteshin në plazhin e Shëngjinit, shpëtohen nënë e bir
20 July 2026, 16:01
Aksident i rëndë pranë Gramshit, makina del nga rruga dhe përmbyset disa herë
20 July 2026, 14:56
10 kombëtaret më të mira në historinë e Botërorit
20 July 2026, 14:40
Andy Burnham emërohet zyrtarisht kryeministri i ri i Britanisë së Madhe
20 July 2026, 14:24
Dy ligje që nuk zgjidhin problemet reale të bujqësisë shqiptare
20 July 2026, 13:59