Flash News

KRYESORE

“Me Turqinë apo me SHBA-në?”, përgjigja e Ramës për votën në OKB: Kjo është idiotësi

“Me Turqinë apo me SHBA-në?”, përgjigja e Ramës

Çështja e votës së Shqipërisë në OKB ka qenë në qendër të vëmendjes nga mediet shqiptare.  Në lidhje me këtë Rama është pyetur sot në konferencën e fundvit me gazetarët. “Me Turqinë apo me SHBA?”, kjo pyetje e ka bërë Ramën që ta konsideronte si një idiotësi diskutimin për këtë temë.

Kryeministri gjithashtu ka përmendur dhe rezolutën e Shqipërisë në 2011.

“Kjo është një pyetje që më kujton “Klanin” e vjetër. Britania e Madhe mos vallë zgjodhi Turqinë dhe braktisi Amerikën?! Britania është një nga aleatet më të rëndësishme të SHBA-ve. Japonia kë zgjodhi?! Ç’është kjo pyetje?! Se na ndihmoi edhe presidenti që të bëhemi qendra e botës, dhe unë tani po flas nga qendra e botës.

Ky është një debat idiot, që nuk zhvillohet në asnjë vend tjetër, dhe që nuk zhvillohet as vetë në Amerikë. A e kuptoni që kur them katund dhe kazan kam të drejtë?! Kam parë njerëz të dehur që dalin dhe flasin ..ç’a bëhet kështu, ne kemi mbajtur qëndrimin që Shqipëria ka mbajtur para se të vinim ne në qeveri.

Shqipëria voton si BE-ja, dhe ky vendim i është bërë i qartë të gjithëve, e keni lexuar ju rezolutën e Shqipërisë në 2011?! E keni lexuar?! Ç’është kjo idiotësi? Do thoni ju disa vende abstenuan, po nuk ishte rasti yne ky!”, u shpreh Edi Rama. 

Të fundit