Flash News

KRYESORE

Me Vasilin, Fevziun, Ballën apo Rakipin? Ku do flasë Rama sonte për çështjet e 'nxehta'

Me Vasilin, Fevziun, Ballën apo Rakipin? Ku do flasë Rama sonte

Ditën e djeshme, përfaqësuesja e lartë e BE-së, Federica Mogherini dha rekomandimin për çeljen e negociatave me BE-në.

Vetëm një ditë pas rekomandimit, kryeministri Edi Rama do të jetë i pranishëm në studion televizive të Sokol Ballës, në Real Story, ku do të diskutojë dhe për mundësinë e çeljes së negociatave nga Këshilli Europian në qershor; për ngjarjen e Kukësit e rikthimin e Tahirit në Kuvend.

Një temë e diskutueshme sonte do të jetë dhe faza e dytë e vetingut. Rama deklaroi sot në kuvend se Reformës në Drejtësi nuk do t’i shpëtojnë as prokurorë e gjyqtarë që tërhiqen, por do t’i nënshtrohen edhe politikanët e zyrtarë të tjerë të lartë.

“21 persona janë përjashtuar nga sistemi i drejtësisë. Do ketë një fazë të re jo vetëm që sistemi të pastrohet, por të veprojë si një sistem i pastër ndaj kujtdo që ka hesape për të larë më drejtësinë. Nuk do të mjaftojë që këta gjykatës apo prokurorë të largohen, por të përgjigjen, ashtu si edhe politikanët, zyrtarët e lartë dhe shkelësit e tjerë të ligjit, përballë një drejtësie të çliruar nga të korruptuarit”, u shpreh Rama.

Të fundit