Flash News

KRYESORE

‘Me zë dhe figurë’, PD forcon denoncimet për çështjen e Teatrit

Dy ditët e fundit, që pas miratimit të ligjit që parashikon shembjen e godinës së Teatrit Kombëtar, PD ka publikuar prova të reja sipas saj, sa i takon kësaj çështje.

Albana Vokshi dhe Ervin Salianji janë dy deputetët demokrat të cilët janë shfaq para mediave nga selia blu duke bërë publike prova të tjera sa i takon debatit për godinën e Teatrit Kombëtar.

Por në këto dy dalje të deputetëve të PD-së ka tërhequr vëmendje edhe një detaj i ri. Sfondi ku janë bërë deklaratat. Skemën që, PD e ka denoncuar disa herë sa i takon asaj që demokratët e cilësojnë si ‘grabitja Rama-Fusha’, tashmë është vendosur edhe si baner. Prapa krahëve të deputetëve është vendosur një baner, jo i vogël, ku shkruhet ‘skema e grabitjes Rama-Fusha shpk’ e ilustruar edhe me grafikë që tregojnë sipas PD-së, grabitjen e pronës publike.

Në këtë mënyrë, PD po forcon denoncimin e saj sa i takon çështjes së godinës së Teatrit Kombëtar ku deklaratës së deputetëve i shtohet edhe pjesa vizive.

Të fundit