Flash News

KRYESORE

Meçorapaj viziton ish-kampin e Qafë Barit: Programi i PD-së, shpresë për ish-të përndjekurit

Ish-deputetja e Partisë Demokratike në qarkun e Vlorës, Nada Meçorapaj ka vizituar ish-kampin e Qafë Barit në Pukë së bashku me disa kolegë. Meçorapaj pranon se Partia Demokratike ka gabimet e veta ne raport me ish-te përndjekurit, por është e gatshme dhe e ndërgjegjshme se duhet t’i ndreqe ato.

Në fund, ajo shtoi se programi ynë dhe lidershipi i kryetarit Basha është i gatshem ta rikuperoje kete raport te zhdrejte me te shkuarën dhe trashëgimtarët e persekucionit komunist.

Statusi i plotë:

Sot ne ish-kampin e Qafe Barit ne Puke ku u ngujua per dekada me radhe Rezistenca Anti-Komuniste shqiptare. Bijte me te mire, ata qe nuk e ulen koken para gjakatarit te kombit dhe i treguan Hoxhes dhe bandës se tij vrastare se as ne mungese lirie fizike, liria e ndërgjegjes, besimit, fjalës, qëndresës, as burgoset, as tulatet por triumfon edhe ne orën me te erret te Shqipërisë.

Qafe Bari është një vend Kujtese, por jo pelegrinazhi dhe nderimi. PD ka gabimet e veta ne raport me ish-te përndjekurit, por është e gatshme dhe e ndërgjegjshme se duhet t’i ndreqe ato. Pa u ballafaquar me te shkuarën, nuk projektojmë dot te ardhmen. Vizita e një grupi ish-deputetesh demokrate dëshmon se ne e kuptojmë këtë dhe programi ynë dhe lidershipi i kryetarit Basha është i gatshem ta rikuperoje kete raport te zhdrejte me te shkuarën dhe trashëgimtarët e persekucionit komunist.

Të fundit