Flash News
Shtyhet sërish seanca për Berishën, shkak mungesa e prokurorëve
Investimi në Sazan/ Rama pyetet pse nuk shpall tender kombëtar: Do shqyrtojmë aplikimin
Paraqitet në SPAK, ish-ministri dhe deputeti socialist, Nasip Naço
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
E rëndë në Krujë/ 42 vjeçarja futi në qese dhe hodhi në lumë foshnjën e porsalindur në shtëpi
Media amerikane: Administrata e Trump po ndihmon në ‘vrasjen’ e demokracisë shqiptare
Diplomati i njohur Agim Nesho në një shkrim publikuar në median amerikane ‘Foreignpolicy’ thekson se ndërhyrja e fundit e Departamentit të Shtetit Amerikan në zgjedhjet europiane nuk i shërbeu interesave të askujt.
Duke u ndalur te rasti i Shqipërisë diplomati shprehet kështu:
“Në rastin e Shqipërisë ndërhyrja e fundit e Departamentit të amerikan në zgjedhjet lokale thjesht krijoi një rrëmujë, pa një zgjidhje konkrete. Shqipëria po përjeton një krizë politike që nga shkurti. Një seri përgjimesh të botuara në gazetën gjermane Bild zbuluan blerjen dhe manipulimin e votave nga qeveria e kryeministrit Edi Rama në zgjedhjet parlamentare të vitit 2017.”
Diplomati Nesho ndalet te bojkoti i zgjedhjeve dhe lëvizja e Presidentit Meta me vendosjen e datës e re.
“Koalicioni i opozitës dhe Lëvizjes Socialiste për Integrim vunë në pikëpyetje legjitimitetin e zgjedhjeve, me bojkotin në 30 qershor.
Presidenti Ilir Meta anuloi zgjedhjet lokale duke i riplanifikuar ato për në tetor. Socialistët gjithashtu kërkojnë të shkarkojnë Presidentin. Të mbledhura së bashku, këto veprime kërcënojnë ta kthejnë vendin në një shtet njëpartiak, në të cilin të gjitha institucionet e pushtetit, të gjitha zyrat e kryetarëve të bashkive dhe ato lokale këshilla, parlamenti, këshilli i ministrave, prokurori i përgjithshëm, presidenca dhe gjykatat - kontrollohen nga një parti, me përfaqësuesit e zgjedhur prej më shumë se 45 për qind të vendit, të përfaqësuar nga opozita, duke protestuar në rrugë për një proces të rregullt.”
Diplomati Nesho ndalet te roli i zyrtarit amerikan Palmer në ngërçin e politikës shqiptare, duke nënvizuar se ai nuk po pasqyron doktrinën e administratës së Trump për respektimin e vetëvendosjes kombëtare.
“As nuk pasqyron parimet e rendit liberal të ndjekur nga çdo president tjetër i SHBA që nga George H.W. Bush. Sot qytetarët shqiptarë, disa nga më proamerikanët në botë, po fillojnë të vënë në dyshim synimet dhe kompetencat e partnerit të tyre strategjik.”