Flash News

KRYESORE

Media amerikane: Pse nuk duhet lejuar legalizimi i marijuanës

Media amerikane: Pse nuk duhet lejuar legalizimi i marijuanës

Propozimi i qeverisë shqiptare për të legalizuar kanabisin për qëllime mjekësorë në vendin tonë, ka ngjallur debate të shumta. Media amerikane CNBC në një artikull të zgjeruar mbi diskutimet për përdorimin e marijuanës në SHBA, ka analizuar problematikat që mund të vijnë nga legalizimi i kësaj lloj droge, që në vendin tonë është i ndaluar.

Në artikull thuhet se “përdorimi i lojërave të fatit, alkoolit dhe duhanit duhet të jenë një mësim për të mos lejuar legalizimin e saj. Lojërat e fatit të legalizuara në Shtetet e Bashkuara nuk i kanë zvogëluar aktivitetet e paligjshme, dhe në këtë kuptim dhe marijuana ligjore do të rriste trafikimin e paligjshëm të saj. Nëse do të legalizohej marijuana, e vetmja mënyrë për të eliminuar tregtinë e saj të paligjshme, do të ishte shitja e saj në mënyrë të papërpunuar.

Kostot e lidhura me alkoolin në SHBA shkojnë mbi 185 miliardë dollarë dhe vetëm 14.5 miliardë dollarë të ardhura mblidhen nga taksat. Në mënyrë të ngjashme, edhe përdorimi i duhanit kushton mbi 200 miliardë dollarë, por vetëm 25 miliardë dollarë janë mbledhur në taksa.

Këto shifra tregojnë se kostot e alkoolit ligjor janë më shumë se 12 herë nga të ardhurat totale të mbledhura nga taksat, dhe se kostot e duhanit ligjor janë rreth 8 herë më shumë se të ardhurat tatimore të mbledhura, çka sjell një tregti ekonomikisht katastrofike. Por kostot e legalizimit të marijuanës, nuk do të ishin vetëm financiare.

Kjo do të sillte, gjithashtu edhe rritjen e numrit të përdoruesve të rinj, që ashtu sikurse dhe përdorimi i alkoolit dhe duhanit nuk është i kufizuar për të rinjtë nën 18 vjeç, pavarësisht rasteve abuzive.

Përtej kësaj, studimet kanë treguar se përdorimi i marijuanës shoqërohet me një sërë problemesh mendore dhe fizike, por gjithashtu është  dhe një faktor i rëndësishëm i aksidenteve automobilistike.

Meqenëse legalizimi i marijuanës për përdorim mjekësor ose të përgjithshëm do të rriste përdorimin e saj në vend se ta zvogëlojë atë, duke e çuar në rritjen e nivelit të varësisë. Legalizimi i marijuanës nuk është një strategji e zgjuar e shëndetit publik ose sigurisë publike për asnjë shtet”, përfundon artikulli.

Të fundit