Media britanike: “Lufta civile” e BE, Merkel kundër planit të Macron; shkak Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut

Deklarata e pak ditëve më parë e kancelares Angela Merkel mund të shkaktojë përplasje midis Berlinit dhe Parisit, kur tha se Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut duhet të hapin bisedimet e anëtarësimit në mars.

Kështu shkruan media britanike ‘express.co.uk’, teksa shkruan se Merkel shkon publikisht kundër Macron në planin e ardhshëm për zgjerimin.

Artikulli i plotë nga Joe Barnes, Bruksel:

Kancelarja gjermane Angela Merkel paralajmëroi kundërshtarët për nisjen e bisedimeve të pranimeve të shteteve të Ballkanit Perëndimor se bashkimit në bllok është një domosdoshmëri “gjeopolitike”. Deklarata e saj ka të ngjarë të shkaktojë ‘fërkime’ midis Berlinit dhe Parisit, ku Presidenti Emmanuel Macron i vendosi veto që nga fillimi procesit të zgjerimit.

Zonja Merkel u takua me kryeministrin shqiptar Edi Rama në një shfaqje të mbështetjes për rajonin.

 

 

 

 

 

 

 

 

Në një konferencë të përbashkët për shtyp, udhëheqësja gjermane tha: “Kushdo që shikon hartën dhe që e njeh kontekstin gjeopolitik, e di se është mirë për të gjithë nëse vendet e Ballkanit Perëndimor bëhen gjithashtu anëtarë të Bashkimit Evropian një ditë. ”

Ajo deklaroi se dëshiron të arrijë një marrëveshje, e cila do të lejojë që bisedimet e pranimit të fillojnë, në samitin e ardhshëm të Këshillit Evropian, në 29 Mars.

“Tani do të punojmë shumë për të arritur rezultatet e dëshiruara në Mars,” tha Merkel gjatë konferencës së përbashkët me Ramën pak ditë në parë.

Franca hodhi poshtë procesin e pranimit në një mbledhje të liderëve të BE në Bruksel tetorin e kaluar.

Macron ka kërkuar një proces reformimi për procesin e zgjerimit, para se të kryhen anëtarësime të mëtejshme.

Por kjo ka shkaktuar përçarje në korridoret e pushtetit sepse të paktën nëntë vende të BE-së kanë refuzuar propozimet franceze.

Kroacia, e cila mban presidencën e radhës të BE, po planifikon në samitin e saj të Zagrebit në maj si një moment i fundit për të siguruar bisedimet e pranimit.

Andrej Plenkoviç, kryeministri i vendit, tha se ai beson se Franca do të ndryshojë mendim.

Suksesi nga samiti i majit në avancimin e çështjes për Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë, i cili gjithsesi do të përballet me shumë vite bisedimesh përpara se të bashkohen, do të shihet si një marrëveshje e rëndësishme “që do të kthejë një faqe” në forcimin e sigurisë rajonale, tha ai.

Maqedonia e Veriut është zhytur në krizë pasi bisedimet e pranimit u vendosën veton nga Macron.

Zoran Zaev dha dorëheqjen si kryeministër dhe ra dakord të mbahen zgjedhje të parakohshëm më 12 prill pasi negociatat e mundshme për anëtarësimin e vendit në BE u bllokuan.

Ndërkohë, Rama vazhdon përpjekjen e tij për të fituar mbështetjen për bisedimet e anëtarësimit gjatë një udhëtimi në Bruksel. Zonja von der Leyen më parë është shprehur që liderët e BE të mbajnë premtimin e tyre për lejimin e bisedimeve të anëtarësimit për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.