Flash News
Si e toleroi Ceno Klosi kompaninë e inceneratorëve, negociatat e dyshimta për miliona euro
Flet Abazoviç: Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE
Pas arrestimit të Berberit, Rama emëron drejtorin e ri të Autoritetit Rrugor Shqiptar
Përfshihet në flakë një apartament te bulevardi ‘Zogu i Parë’ në Tiranë
Berisha: Ishim opozita e parë që kërkuam anëtarësimin në NATO pas rënies së komunizmit
Media Gjermane, NordHessen-Journal ka përshkruar Kosovën me bukuritë e saj në një video 10 minutëshe.
Teksa tregon "vendin e panjohur për ta", në përshkrim, media shkruan se “E vetmja gjë që ne gjermanët kemi në mendje për këtë vend është lufta dhe shkatërrimi. Por lufta në Kosovë ka përfunduar 20 vjet më parë".
Megjithatë, në këtë vend të vogël jetojnë shumë kombe dhe shumë fe. Vendi është i pavarur dhe ka monedhën e përbashkët europiane, euron.
Kjo medie gjermane tregon kufijtë e Kosovës, ndërsa shton faktin se ky shtet nuk ka dalje në det. Megjithatë ka bukuri të shumta natyrore dhe turizëm malor të zhvilluar. Ka popullsinë më të re në Evropë, ku gjysma e njerëzve janë nën moshën 18-vjeç.
Veç bukurisë së natyrës dhe njerëzve, në fund të videos, përmenden dhe Dua Lipa, Rita Ora dhe Era Istrefi, të cilat falë talentit të tyre, e kanë bër ëtë njohur Kosovën në mbarë botën.