All - Scripts - 4
All - Scripts - 5

Flash News

Desktop - General - 1

KRYESORE

Media gjermane për protestën: Politika po korr atë që ka mbjellë

Media gjermane për protestën: Politika po korr atë që ka
All - Paragraf - 1

Media gjermane Deutsche Welle i kushtuar një artikull protestës së studentëve, e cila sot hyri në ditën e shtatë.

All - Paragraf - 3

Me titullin “Shqipëri: Studentët protestues ultimatum për grevë urie”, DW thekson protesta mund të përshkallëzohet nëse nuk plotësohen kërkesat e tyre.

“Studentët kërkojnë që të shkojnë në bisedime pasi kërkesat e tyre kryesore të jenë plotësuar: ulja 50% të tarifës së studimit, dyfishimi i buxhetit për arsimin e lartë, rritja e pranisë  së studentëve në bordet vendimmarrëse të universiteteve publike”.

Deklaratat e kryeministrit Rama, të hënën nga kryeministria, DW i cilëson si te parealizueshme, ndërsa shton edhe opinionin e ekspertëve të ekonomise: “Ekspertë të financave publike e shohin të vështirë zbatimin e menjehërshëm të këtyre masave.  Në Shqipëri mbështetja buxhetore për arsimin është 2.9 % e Prodhimit të Brendshëm Brutto, (PBB)  dhe vështirë se janë mundësitë për rritjen e saj menjëherë në 5%, në kushtet kur  2,1 % e PBB  mbështet 75%  të investimeve publike në një vit buxhetor”.

Politika nuk ia ka ndalë mbanë të luftojë dhe ҫrrënjosë korrupsionin dhe nepotizmin në stafet e pedagogëve. Ajo ka lejuar blerjen e notës  dhe diplomës edhe në universitetet publike duke zhvlerësuar dijen dhe mundin e studentëve të pakorruptar. Fabrikimi i diplomave që u shfaq në kohën e boom-it të universiteteve private,  2005-2013 dhe u lejua nga politika pati pasoja të rënda që ndihen edhe sot”.

“Studentët protestojnë që politika të transformojë sistemin arsimor dhe të rikthejë vlerat universitare që u sigurojnë atyre punë dhe të ardhme.  Largimi masiv i rinisë nga Shqipëria ka në thelb zhvlerësimin e arsimit të lartë, pamundësinë që diploma t'u jape një vend pune dhe t'u sigurojë të ardhmen”, përfundon Deutche Welle.

Të fundit