Flash News

KRYESORE

Media greke për Marrëveshjen e Detit: Morëm Bllokun 1 dhe 2, të pasur me hidrokarbure. Turqia na pengoi para 10 vitesh

Media greke për Marrëveshjen e Detit: Morëm Bllokun 1 dhe 2,

Çështja e detit, ende e pazbardhur nga qeveria shqiptare, po trajtohet si fakt i kryer nga media greke. Shqipërisë, sipas burimeve greke, nuk i ikin vetëm 12 milje det, po dy nga zonat më të pasura me hidrokarbure të kërkuara prej vitesh nga shteti fqinj. Energypress, një portal që merret ekskluzivisht me problemet e energjisë, i ka kushtuar një artikull kësaj çështjeje duke shprehur në fund edhe mospraninim e Turqisë në mbarëvajtjen e kësaj marrëveshjeje para 10 viteve për shkak se dëmtonte tregtinë e saj të hidrokarbureve në Egje. Duhet të theksojmë se Blloku 1 dhe 2 që i kalojnë Greqisë sipas marrëveshjes së bërë mes dy qeverive së fundmi, janë zona shumë të pasura me hidrokarbure dhe të lakmuara prej shtetit grek tashmë prej shumë vitesh.

 

Arikulli i plotë

“Qeveritë greke dhe shqiptare duket se kanë arritur një marrëveshje për Zonën Ekonomike Ekskluzive (Exclusive Economic Zone) zbatimi i të cilës  do të përcaktojë qartë kufijtë rajonalë detarë dhe do të mundësojë përparimin dhe eksplorimin e  hidrokarbureve në bllokun 1 dhe 2 të Detit Jon. Megjithatë është duke u pritur një njoftim zyrtar nga të dyja palët, dhe energypress është në kontakt të vazhdueshëm për çështjen.

Në të kaluarën, Shqipëria ka reaguar fuqishëm kundër ndonjë mundësie eksplorimi në këto blloqe, të cilët vendi fqinjë e ka konsideruar gjithmonë si territor të diskutueshëm në det të hapur.

Marrëveshja e qeverisë greke me Tiranën vjen në këtë moment si njohje e gabimeve të pjesshme që kanë ekzistuar deri më tani në hartën e EEZ (Exclusive Economic Zone), këtë fakt e kanë vënë në dukje burime të besueshme.

Në shkëmbim, zyrtarët shqiptarë nuk do të jenë në gjendje të ngrenë kundërshtime lidhur me hidrokarburet që kanë të bëjnë me ndarjen kontinentale pranë ishujve grekë Othoni dhe Erikousa, të vendosura në veri të Detit Jon.

Zyrtarët kryesorë qeveritarë grekë kanë shprehur besimin se problemet e hasura në të kaluarën nga opozita shqiptare kundër aktivitetit hidrokarbur grek në rajon dhe përpjekjet e vendit fqinj për të eksploruar zonat brenda ZEEJ të Greqisë, nuk do të përsëriten pas kësaj marrëveshjeje të fundit.

Blloku 1 dhe 2 u përfshinë në një paketë greke prej 20 blloqesh në det të hapur, të cilat ishin të përfshira në një tender që përfundoi në korrik të vitit 2015.

Një konsorcium i përbërë nga Total, ELPE (Hellenic Petroleum) dhe Edison nënshkruan një marrëveshje për Bllokun 2, në veriun e Detit Jon, vitin e kaluar.

Situata në lidhje me Bllokun 1, në veriperëndim të Detit Jon, mbetet e paqartë. ELPE kishte dorëzuar një ofertë, por autoritetet lokale kanë vazhduar të mos  japin vlerësimin e saj.

Më pak se një dekadë më parë, Turqia kishte ndërhyrë pas një marrëveshjeje të mëparshme të EEZ-it të arritur mes Greqisë dhe Shqipërisë, duke kërkuar që Tirana të tërhiqte marrëveshjen pasi i ofroi Greqisë të drejta të plota të përdorimit të ishujve, të cilat kishin implikime negative lidhur me interesat e hidrokarbureve të Ankarasë në Detin Egje.”

*Përktheu nga anglishtja për Politiko: A. Demiraj. Artikulli origjinal këtu

Të fundit