Flash News

KRYESORE

Gazeta De Telegraaf: Viktima Festim Lato, miliona euro borxhe

Gazeta më e madhe holandeze, De Telegraaf ka konfirmuar vrasjen e Festim Latos - i vetëshpallur si president i Çamërisë. Ekzekutimi ka ndodhur këto ditë në një rrugë në një fshat të qytetit Nijmegen ndërkohë që policia u ka bërë thirrje banoreve te zones të japin informacione nëse dinë autorin apo autorët e ngjarjes.

Sipas De Telegraaf, Lato kishte disa ditë që kishte humbur kontaktet me familjen aq sa një zedhënëse e policisë është shprehur se ata e patën të vështirë të identifikonin trupin e tij.

Policia dyshon se vrasja ka ndodhur për shkak të borxheve në shuma të konsiderueshme që Lato u kishte personave të tretë ne Holande dhe ne shtete te tjera.

46-vjeçari ka pasur probleme edhe me drejtesine shqiptare, pasi ne vitin 1993, rezulton i denuar nga Gjykata e Vlores per vjedhje ne nje dyqan.

 

 

 

 

 

 

Të fundit