Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës
Media në Shqipëri, armë e pronarëve për interesa politike dhe ekonomike
Politiko
15 Mars 2018, 17:36
Sipas një studimi të Reporterëve pa Kufij dhe BIRN të dhënat për audiencën audio-vizive në Shqipëri janë të deformuara dhe nuk janë të besueshme.
DW: Ju drejtuat studimin investigativ për pronësinë e mediave dhe pluralizmin e mediave në Shqipëri, të kryer nga BIRN – Shqipëri dhe Reporterët pa Kufij - Gjermani. Gjetjet kryesore të këtij studimi flasin për një treg mediatik të deformuar, në pronësi të 4-5 familjeve, mungesë pluralizmi dhe rregullash mbrojtëse për gazetarët, autocensurë etj. Nga skanimi që studimi i bëri strukturës së pronësisë së mediave në Shqipëri, cila gjetje ju ka bërë më shumë përshtypje? Olaf Steenfadt: Ka disa gjetje, të dhëna që besoj se janë specifike për Shqipërinë, krahasuar me studime të njëjta të kryera në vende të Europës dhe në botë. Nga pikpamja pozitive, ajo që nuk e kemi parë në vende të tjera, por vetëm në Shqipëri është transparenca e të dhënave financiare për kompanitë mediatike. Ne patëm mundësi të llogarisim aksionet në tregun mediatik dhe fitimet e kompanive mediatike. Në vende të tjera nuk ka transparencë për të dhënat financiare të kompanive mediatike. Kjo është një veҫori pozitive për Shqipërinë. Por ndër gjetjet negative, që më ka bërë përshtypje, është përqëndrimi shumë i madh i audiencës, sidomos televizive në dy- tri duar, në dy-tre familje. Dua të them që numri aktual i stacioneve TV, i gazetave të përdishme apo website-t është një gjë dhe kontrolli aktual pas numrit të të punësuarve është diçka tjetër. Dhe kjo është një gjetje e zbuluar nga studimi ynë, që natyrisht ka të bëjë me tregun e reklamave, i cili në vende të vogla si Shqipëria, zakonisht varet nga një numër shumë i vogël kompanish shumë të mëdha, që janë pronare të medias audio-vizive dhe të shkruar. Mund të them që bazuar në shpenzimet për reklama dhe nga analiza e përmbajtjes se reklamave kanë një ndikim të madh në gazetari. DW: A keni ndeshur vështirësi për të realizuar studimin, marrë informacionin lidhur me strukturën e pronësisë së mediave dhe kompanive mediatike në Shqipëri? Olaf Steenfadt: Po dhe Jo. Në Shqipëri gjetëm gatishmëri për të pasur në dispozicion pjesën më të madhe të të dhënave. Sfida jonë ishte të llogarisnim, interpretonim saktë të dhënat e vjela dhe t'i bënim ato të lexueshme/ të kuptueshme për të gjithë. Ndërkohë, ajo që përbën përherë një problem është vleftshmëria e të dhënave lidhur me audiencën. P.sh. në Shqipëri dy institute sondazhesh - Abacus dhe Telemetrix - publikojnë kryesisht të dhëna për median audio-vizive dhe të dhënat e tyre janë shumë larg nga njëri-tjetri, nuk përputhen. Natyrisht nuk mund të gjykojmë për vlefshmërinë e të dhënave të tyre por në një vend kaq të vogël si Shqipëria, me një popullsi të vogël prej tre milion banorësh, duke folur nga pikëpamja teknike, do të ishte e mundur që të prodhoheshin të dhëna të besueshme. Dhe nëse dy institute profesionale dalin me dy tablo krejtësisht të ndryshme për audiencën audio-vizive, kjo ka vetëm dy shpjegime: ose nuk janë profesionistë ose prodhuesit e të dhënave lidhur me audiencën janë të korruptuar, gjë që e hasim në shumë vende, pasi rritja e audiencës është pagesa për të shitur reklamat. Natyrisht nuk kemi prova për këtë, por ajo që shihet qartë është se të dhënat për audiencën audio-vizive në Shqipëri janë të deformuara dhe nuk janë të besueshme. DW: Ju keni drejtuar studime të tilla në Europën Jugore dhe përtej Atlantikut, A ka të përbashkëta në situatën e strukturës së pronësisë së mediave, psh mes Shqipërisë dhe ndonjë vendi tjetër në rajon, apo më gjerë? Olaf Steenfadt: Mund të them me bindje që në nivel global po ndodh ajo që ne e quajmë "oligarkizimi i medias” pra gazetaria sa shkon dhe bëhet një profesion i pasigurtë dhe i rrezikuar; sa më shumë që media kapet nga aktorë që bëhen pronarë të saj për të realizuar thjesht qëllimet e tyre politike apo ekonomike, që përdorin pronësinë në media si armë për arritjen e këtyre qëllimeve. Dhe këtë e kemi parë në Serbi dhe besojmë që në një farë mase kjo ka ndodhur dhe në Shqipëri. Të dyja vendet janë në procesin e hyrjes në BE, natyrisht në faza të ndryshme, por kjo situatë e pronësisë së tregut mediatik u bën dëm në progresin e tyre drejt BE. DW: Nga përvoja juaj si konsulent për pluralizmin në media, cili është hapi i parë, emergjent që duhet ndërmarrë për të filluar ndryshimi për mirë i situatës? Olaf Steenfadt: Personalisht besoj në thënien: "Më trego peizazhin e medias, të të them se në cilin vend jeton”. Pas peizazhit të medias qëndron një kultuë e tërë. Dhe kjo më bën të besoj se gjithçka fillon me vullnetin politik, dhe kjo nuk është vetëm për Shqipërinë. Përveҫ vullnetit politik fillon nga të kuptuarit e thellë prej elitave politike që media, e cila luan rolin e saj origjinal si "pushteti i katërt” dhe "watch dog” është vetëm diҫka pozitive, e mirë për vendin. DW: Ju jepni leksione në universitetet gjermane dhe europiane lidhur me politikat në media dhe rregullatorët e saj. Çfarë duhet të bëjë Shqipëria? Olaf Steenfadt: Një nen i rëndësishëm në ligjin e medias në Shqipëri, që rregullonte përqëndrimin e pronësisë vetëm në disa duar duke kufizuar sasinë e aksioneve që mund të merrte një TV kombëtar një individ apo kompani deri në 40% u shfuqizua nga Gjykata Kushtetuese para dy vitesh, në 2016, gjë që përbën një kthim mprapa. Dhe tregon tanimë drejtimin sesi po ecin gjërat në Shqipëri. Ka shumë shembuj të përqëndrimit dhe kontrollit të medias vetëm në disa duar, ka shumë masa rregullatore në botë, që dështojnë apo funksionojnë mirë lidhur me përqëndrimin e pronësisë. Nuk është çështja e miratimit të ligjeve të reja, por e zbatimit të ligjeve ekzistuese. DW: Në fakt edhe pa studimin investigativ në Shqipëri të gjithë e dinë që pronësia në media është përqëndruar në 4- 5 familje. Dukuri shqiptare, apo europiane dhe botërore? Olaf Steenfadt: Jo, jo. Nuk është dukuri shqiptare. Në Brazil p.sh. ka një traditë të gjatë veçanërisht në nivelin e shtetit, kryesisht pronarë tokash, që janë anëtarë të senatit dhe drejtues të edicionit kryesor të lajmeve. Kjo lloj marrveshjeje e fshehtë mes pushtetit politik, ekonomik dhe mediatik është diçka që po rritet./DW Olaf Steenfadt është drejtor global i studimeve investigative "Monitorim i Pronësisë në Media" dhe përfaqësues i Reporterëve pa Kufij – Gjermani në kryerjen e këtij studimi në Shqipëri,Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38