Flash News

KRYESORE

“Media sociale – Lideri i protestës”

“Media sociale – Lideri i protestës”

Protesta e studentëve vijon prej disa ditësh, megjithatë deri tani nuk është krejtësisht e qarte se cila ishte zanafilla e saj. Deutsche Welle sqaron se gjithçka nisi nga rrjetet sociale, qe perdoren gjeresisht nga te rinjte shqiptarë.

"Proteta e studentëve vazhdon në javën e saj të tretë pa emra drejtuesish. Lider të saj janë vetë studentët. Ata komunikojnë me njëri-tjetrin përmes medias sociale dhe teknologjisë së informacionit dhe vendosin sesi do të jetë dita e protestës. Po në kaosin potencial që mund të shkaktojë mungesa e drejtuesve, studentët kanë të qartë që protesta e tyre nuk ka kërkesa politike".

Ne kete linjte eshte edhe nje nga studentet e protestes, Silvi Dollani, e cila thekson se perveç tete kerkesave duhet te anulohet edhe Ligji i Arsimit te larte i miratuar me 2015.

“Nuk duam karrige pushteti. Duam dije. Opozita kërkon ta përdorë protestën tonë për qëllimet e veta. Le të kthehet më mirë në parlament, le të marrë në dorë Ligjin e falimentuar të Arsimit të lartë dhe  të punojë që ai të zëvendësohet me një ligj të ri, që të riparojë gjithë shkatërrimin e arsimit të lartë që ligji ekzistues ka sjellë” tha Silvi Dollani.

Ajo  bën pjesë në atë grup të madh të studentëve protestues që nuk pranojnë të dialogojnë me kryeministrin Rama.“Kryeministri Rama ka pranuar që kërkesat tona janë të drejta. Ne nuk jemi ekspertë financash publike, as dimë sesi drejtohet shteti. Kërkesat tona janë të qarta: duam kushte normale studimi dhe jetese në konvikte. Duam dije dhe jo të jemi pjesë e biznesit dhe korrupsionit  në universitet“, thekson Silvi Dollani.

Tetë kërkesat e studentëve nuk janë pranuar ende nga Qeveria, ndonëse kryeministri Rama është shprehur i gatshëm për dialog, por pa bërë ndonjë hap konkret.

Të fundit