Flash News

KRYESORE

Mediat amerikane: Jep dorëheqjen ambasadori i SHBA-së në Rusi

Mediat amerikane: Jep dorëheqjen ambasadori i SHBA-së në Rusi

Ambasadori i SHBA në Rusi, Jon Huntsman do të japë dorëheqjen nga ky post.  Lajmi bëhet me dije nga mediat në SHBA. "HUFFPOST" ka publikuar letrën në të cilën Hunsman ka thënë se do të largohet nga kjo pozitë më 3 tetor.

Në letrën e dorëheqjes Huntsman ndër të tjera shkruan:

“Nënshtetësia amerikane është një privilegj dhe besoj se përgjegjësia më themelore në kthim është shërbimi ndaj vendit. Për këtë qëllim, unë jam i nderuar që mu besua posti i ambasadorit të Shteteve të Bashkuara në Rusi gjatë kësaj periudhe historikisht të vështirë në marrëdhëniet bilaterale."

Huntsman është nominuar nga presidenti Trump në këtë pozitë në korrik të vitit 2017 dhe është konfirmuar për këtë pozitë nga Senati në muajin pasues.

Emërimi i tij erdhi në kohën e përkeqësimit të marrëdhënieve në mes të Uashingtonit dhe Moskës.

 

Burimi: HUFFPOST

 

 

Të fundit