Flash News

KRYESORE

Mediat britanike: Angela Merkel do të dorëhiqet në qershor?

Mediat britanike: Angela Merkel do të dorëhiqet në qershor?

Media britanike ‘Express’ ngre dyshime se kancelarja gjermane, Angela Merkel nuk do e përfundojë mandatin e plotë, por do të dorëhiqet në muajin qershor të këtij viti.

Gjithçka niset nga një njoftim i lideres së CDU-së, Annegret Kramp-Karrenbauer, e cila ka kërkuar mbledhjen e strukturave pas zgjedhjeve për Parlamentin Evropian. Takimi do të zhvillohet më 2-3 qershor dhe pretendimet janë se aty Merkel mund të njoftojë dorëheqjen.

Pasuesja e Merkel, Annegret Kramp-Karrenbauer kërkon ndryshime thelbësore në politikën gjermane, ndaj edhe ka kërkuar mbledhjen e partisë.

Angela Merkel deklaroi vitin e kaluar se nuk do të garonte më për postin e kancelares duke mbyllur një epokë të suksesshme për të dhe për Gjermaninë.

Të fundit