Flash News

KRYESORE

Mediat britanike për Bushpepën: Shumë këngëtarë “do të vrisnin” për të dhënë këtë performancë

Mediat britanike për Bushpepën: Shumë këngëtarë

Eugent Bushpepa ka performuar i treti në provat e festivalit evropian që pritet të mbahet me 8 maj.  Eugent Bushpepa kishte një paraqitje mjaft dinjitoze bashkë me skuadrën e tij në prova, i cili tregoi vlera të larta vokale me këngën “Mall”.

Mediat britanike shkruajnë se ai shkatërroi skenën me vokalin e tij potencial.

Kjo është një këngë shumë e vështirë vokalisht, por Eugenti ia ka dalë në të gjitha performancat. Ka disa nota të larta dhe shumë këngëtarë kryesorë bandash “do vrisnin” për të dhënë një performancë kaq të mirë. Gjatë provave të para Eugent Bushpepa kishte veshur një xhaketë sportive të zezë, me këmishë të bardhë të zgjatur nga mbrapa dhe pantallona të zeza që kombinonin me pjesën lart të veshjes.

Këngëtari shoqërohet nga dy vokaliste femra dhe një grup i vogël muzikantësh, duke përfshirë një baterist, basist dhe një kitarist (akustik dhe elektrik).

Nëse ndryshimet e skenës për vitin 2018 do të vendosnin më shumë theksin tek kënga dhe këndimi sesa tek paraqitja skenike, kjo i përshtatet më së miri Shqipërisë. Me këtë performancë, Eugenti ka shumë gjasa që të kualifikohet. Eugent Bushpepa po lufton shumë që të kualifikojë Shqipërinë në finalen e Eurovizionit, gjë që nuk është arritur prej tre vitesh. Performanca më e mirë e Shqipërisë deri tani ka qenë ajo e Rona Nishliut në vitin 2012, e cila siguroi vendin e 5-të në finalen e Eurovizionit.

Shqipëria me Eugent Bushpepen këtë vit, ka shumë shanse të futet në listen e 10 këngëve më të mira të Eurovizion.

Eugenti do të performojë i treti me datën 8 maj në Lisbonë.,”- shkruan Metro.

 

Të fundit