Flash News

KRYESORE

Mediat gjermane zbardhin detaje: Deputetët e Bundestagut refuzuan darkën me Ramën

Mediat gjermane zbardhin detaje: Deputetët e Bundestagut refuzuan

Pas deklaratës së Kancelares Angela Merkel, e cila u shpeh se Tirana zyrtare duhet të plotësojë disa kushte para se të hapen negociatat, mediat vendase raportojnë se kryeministri Rama është pëballur edhe me një të papritur tjetër.

Sipas gazetës Tagesspiegel, disa deputetë të Bundestagut kanë refuzuar të marrin pjesë në darkën e organizuar nga Ambasada Shqiptare në Berlin.

Nuk dihet ende arsyet, por deklaratat e kryeministrit kundër kryetarit të Komitetit Evropian të Bundestagut, Gunther Krichbaum mund të kenë pasur ndikim në vendimin e tyre.

Artikulli i Tagesspiegel:

Shumë anëtarë të Bashkimit kritikojnë mundësinë e hapjes së negociatave për Shqipërinë. Skeptikët argumentojnë se në rastin e Shqipërisë, BE-ja nuk duhet të bëjë të njëjtin gabim, siç bëri me Bullgarinë dhe Rumaninë.

Disa eurodeputetë janë në favor të fillimit të negociatave të pranimit, por duan ta bëjnë këtë të kushtëzuar dhe kërkojnë vijimin e Reformës në Drejtësi.

Të tjerë, siç është kryetari i Komitetit Evropian të Bundestagut, Gunther Krichbaum, e konsideron fillimin e bisedimeve si të parakohshme.

Sipas fjalëve të Krichbau: Ka rezerva të konsiderueshme kundër fillimit të shpejtë të bisedimeve.

Krichbaum nuk dëshiron të përjashtojë pranimin afatgjatë në BE të Shqipërisë dhe vendeve të tjera të Ballkanit Perëndimor, sepse i gjithë rajoni nuk është më një tokë politike e askujt midis BE-së, Rusisë dhe Turqisë.

Një tjetër gjë negative ishte një darkë me Ramën, për të cilën ambasada shqiptare në Berlin e kishte organizuar të mërkurën në mbrëmje, por u refuzua nga disa deputetë të Budenstagut

Ndërkohë, SPD është më e hapur për të votuar pro hapjes së negociatave.

“Procesi i pranimit nxit demokratizimin e vendit në fushat e sundimit të ligjit, luftës kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar,” tha përfaqësuesi i SPD-së Josip Juratoviç.

Të fundit