Flash News

KRYESORE

Mediat greke, fushatë antiturizmi për bregdetin shqiptar

Sikurse edhe herë të tjera, kur media greke është bashkuar për të sharë e nxirë realitetin shqiptar, edhe kësaj here ajo bashkohet, pa dallime politike, për të nxitur një fushatë antishqiptare kundër turizmit shqiptar, kryesisht kundër bregdetit, duke e cilësuar atë si “detin më të ndotur në Evropë”.

Mediat greke kanë nisur një sulm masiv ndaj brigjeve të Shqipërisë, duke dashur gjithmonë e më shumë të largojnë turistët nga vendi ynë e t'i marrin për vete. Kështu, disa prej tyre janë koordinuar përmes publikimit të artikujve të njëpasnjëshëm në të cilët thuhet se brigjet shqiptare janë të ndotura dhe se ato greke janë më të pastra.

Vetëm një ditë më parë, ishte ish-kryeministri Sali Berisha që denoncoi faktin se disa anije, peshkarexha greke vijnë në bregun e Himarës, Dhërmiut apo përgjatë bregut shqiptar dhe hedhin në ujë mbetje të ndryshme, duke sjellë edhe ndotjen.

Shkrimet e tyre janë bazuar në një hartë ku duket se shteti me ujërat më të pastra i ka Luksemburgu, ndërsa Shqipëria është në vendin e fundit në Europë.

Të fundit