Flash News

KRYESORE

Mediat greke: Rriten shqetësimet për 156 xhihadistët në Maqedoninë e Veriut

Mediat greke: Rriten shqetësimet për 156 xhihadistët në

Media greke ‘Kathimerini’ shkruan se shërbimet e sigurisë në Greqi janë të shqetësuara për praninë e dhjetëra shqiptarëve etnikë në Maqedoninë e Veriut, të cilët në vitet e kaluara kanë luftuar për Shtetin Islamik dhe grupet e tjera radikale islamike në Irak dhe Siri.

Policia greke, veçanërisht departamenti kundër terrorizmit, është i shqetësuar rreth 156 xhihadistëve të dyshuar, identiteti i të cilëve u bë publik gjatë një takimi në Selanik, në dhjetor 2017, ku përfshiheshin shefat e policisë të Greqisë, Shqipërisë, Bullgarisë dhe asaj që atëherë ishte ish Republika Jugosllave e Maqedonisë.

Policia nga Maqedonia e Veriut ka informuar homologët grekë për rreth 156 xhihadistë shqiptarë etnikë që udhëtuan në Siri dhe Irak midis 2013 dhe 2015 për t'u bashkuar me ISIS dhe Frontin Al-Nusra, i cili është i lidhur me Al-Kaidën. Që atëherë të paktën 86 prej këtyre luftëtarëve militantë besohet të jenë kthyer në Maqeodninë e Verit sërish.

Shqetësimet u rritën më parë këtë muaj kur autoritetet në Maqedoninë e Veriut thanë se ndaluan një akt terrorist të planifikuar nga mbështetësit e ISIS dhe konfiskuan objekte dhe pajisje që lidhen me sulmin e mundshëm.

Burime të policisë greke thanë se homologët e tyre maqedonas nuk i kishin informuar ata për rezultatet e hetimit të tyre në sulmin e parandaluar.

 

 

Të fundit