All - Scripts - 4
All - Scripts - 5

Flash News

Desktop - General - 1

KRYESORE

Mediat "i gjejnë" të dashur të ri çdo tre ditë, revoltohet Demet Ozdemir: Jam lodhur

Mediat "i gjejnë" të dashur të ri çdo tre
All - Paragraf - 1

Aktorja turke Demet Ozdemir është një nga aktoret më të suksesshme në Turqi, fama e së cilës ka kaluar përtej kufijvë, duke u kthyer në sensacion edhe në botën latine sidomos për rolin e saj në serialin "Erkenci Kus".

All - Paragraf - 3

Mirëpo, veç të tjerave, emri i saj diskutohet shumë në media turke për lidhje të ndryshme dashurie. Ajo është përfolur për lidhje me Can Yaman e së fundmi u tha se është lidhur me Oguzhan Koç, më pas me Kerem Bursin dhe më vonë me Kaan Yildirim.

Pas lajmeve që e bënin të lidhur çdo 3 ditë, aktorja është revoltuar dhe ka reaguar me një postim në rrjete sociale:

“Dua t’i jap fund lajmeve për mua që kanë zgjatur për një kohë të gjatë. Si çdo njeri edhe unë kam shok, kam miq që flas dhe takohem. Edhe pse ju shkruani se i ndërroj të dashurit çdo 3 ditë, në fakt unë kam një kohë të gjatë që nuk jam në një lidhje. Jam shumë e zënë me punë, mundohem të gjej kohë për të kaluar me miq dhe të jetoj jetën time si gjithë të tjerët. Por jam lodhur duke ma përmendur emrin si dikush që lidhet me njerëz që as nuk i njoh ose që janë thjesht miqtë e mi. Gjithmonë u jam përgjigjur pyetjeve tuaja e buzëqeshur sepse e di që bëni punën tuaj. Dhe ju (gazetarë) më keni trajtuar me të njëjtin respekt kur kemi folur përballë. Kërkesa ime e vetme është që të mos bëni lajme për mua pa u siguruar më parë nëse janë të vërteta. Nuk mendoj se po kërkoj shumë. Pres mirëkuptimin tuaj.”

Të fundit