Flash News

KRYESORE

Mediat italiane lavdërime për Gjimshitin: Ishte gjigand

Benvento ka fituar ditën e djeshme ndaj Milanit, në një ndeshje e cila nisi me avantazhin e të kuqve. Ai që shkëlqeu në ndeshjen e djeshme dhe ka marrë kaq shumë lavdërime nga mediat italiane është lojtari i kombëtares shqiptare, Berat Gjimshiti.

Ai ndaloi thuajse çdo sulm të kundërshtarit, duke i dhënë avantazh skuadrës së tij. Mediat italiane e vlerësuan performancën e lojtarit me 7, që është shumë e lartë.

“Gjimshiti ka bërë një paraqitje të shkëlqyer dhe ka gabuar vetëm një herë, në një dalje në ndihmë të sulmit, por gjithmonë nëse mund të konsiderohet gabim, pasi Milani nuk e ka ndëshkuar skuadrën e tij. Për te ka qenë ndeshja më e mirë e të gjithë kampionatit. Ka larguar topa të rrezikshëm nga zona dhe ka shpëtuar skuadrën e tij nga një gol i sigurtë. Ishte një Gjigand në zonë”, shkruhet në përshkrimin që i bëhet paraqitjes së futbollistit.

Të fundit