Flash News
Si e toleroi Ceno Klosi kompaninë e inceneratorëve, negociatat e dyshimta për miliona euro
Flet Abazoviç: Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE
Pas arrestimit të Berberit, Rama emëron drejtorin e ri të Autoritetit Rrugor Shqiptar
Përfshihet në flakë një apartament te bulevardi ‘Zogu i Parë’ në Tiranë
Berisha: Ishim opozita e parë që kërkuam anëtarësimin në NATO pas rënies së komunizmit
Mediat italiane në alert pas shpërthimit pranë Ambasadës Amerikane: Serviset e celularëve, bomba për xhihadistët, Gentian Hoxha mund të vritet
Mediat italiane i kanë dedikuar një shkrim rastit të pak ditëve më parë që shkaktoi panik te banorët e Tiranës e më gjerë. Gentian Hoxha, 35 vjeç mbeti i plagosur pas një shpërthimi me minë në dyqanin e tij të celulave, që ndodhej disa blloqe larg Ambasadës Amerikane në Tiranë.
“Correiere Della Sera”, i ka dedikuar një shkrim këtij rasti dhe thekson se serviset e celularëve po kthehen në “fole” për ndërtimin e bombave për xhihadistët.
“Gentian Hoxha ka humbur të dyja duart, por jashtë rrezikut për jetën. Oficerët e policisë e ruajnë në dhomën e spitalit në Tiranë, duke pritur marrjen në pyetje, por mbi të gjitha për ta parandaluar ndonjë tentative për ta eliminuar dhe për të marrë në varr ndonjë sekret. Në pamje të parë, ai shfaqet një person i zakonshëm, një 35-vjeçar anonim, i cili të martën në orën 9 e 50, mbylli derën në dyqanin e tij të riparimit të celularëve, u zhvendos në laboratorin e vogël dhe filloi të punojë në një telefon celular që shpërtheu gabimisht. Hoxha po përgatiste një bombë me celular”, shkruhet ndër të tjera në këtë artikull.
Ngjarja e rnd ndodhi pak ditë më parë. Sipas policisë, Hoxha u plagos ndërsa ishte duke montuar një minë në një celular, por diç s;ka shkuar mirë dhe i ka shpërthyer mina në dorë.
Si pasojë, Hoxha u plagos në fytyrë dhe në duar, ku i janë këputur gishtat e dy duarve. Një ditë më pas, në servisin e celularëve janë gjetur dy kapsolla ende të paplasura, pluhur tritoli, disa qarqe elektrike, tela elektrik përcjellës si dhe një mikroskop, i cili përdorej për montimin e minave.
Mendohet se Gentian Hoxha kishte marrë porosi për montimin e minave, për të cilat paguhej rreth 2 mijë euro.