Flash News
Video/ Tensione në mbledhjen e Këshillit Bashkiak të Himarës, qytetari pështyn në fytyrë Vangjel Tavon
Olsi, ashtu si Edi, qenka burrë p….
Nën hetim për trafik k*kaine, SPAK sekuestron pasuritë e Princ Dobroshit dhe Olsi Syziut
Atentat në Memaliaj, qëllohet me breshëri arme avokati
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
Mediat italiane për Ksamilin: Perlë e vogël e Rivierës Shqiptare
Gjatë vitit 2019, Shqipëria ishte vendi i dytë më i kërkuar në Google nga italianët. Numri i turistëve italianë që vijnë të kalojnë pushimet në Shqipëri po rritet çdo vit e më shumë. Sipas INSTAT, gjatë vitit të shkuar, e vizituan Shqipërinë rreth 430 mijë italianë, 20% më shumë se një vit më parë.
Bsneës.it shkruan se një nga vendet më të bukura dhe tërheqëse në të gjithë Shqipërinë përfaqësohet nga një plazh i vogël. Ky është Ksamili, një pjesë e qytetit të njohur te Sarandës, që ndodhet në prefekturën e Vlorës.
“Ksamili ka shumë për të ofruar në aspektin e historisë, si dhe në turizmin bregdetar. Gjithashtu ai është një nga destinacionet më të kërkuara nga mijëra turistë italianë që çdo vit zgjedhin vendin e Shqiponjave për të kaluar pushimet. Shkurt, për ata që dëshirojnë të bëjnë pushimet e tyre në Shqipëri, mund të zgjidhni këtë perlë të vogël të Rivierës Shqiptare”, propozon portali italian për lexuesit.