Flash News

KRYESORE

Mediat italiane shkruajnë për Arilenen: Shënojeni mirë këtë emër

“Nëntori” i Arilena Arës ka tërhequr vëmendjen dhe të mediave të huaja, siç është faqja italiane euromusica.org që shkruan për artistë të suksesshëm evropianë dhe në 10 qershor i ka kushtuar një shkrim Arilena Arës me titull "Nëtori: Nga Shqipëri pop-i ndërkombëtar i Arilena Arës", që po e sjellim të plotë.

"Shënojeni këtë emër, sepse do dëgjojmë shpesh të flitet për të: Arilena Ara. sapo ka mbushur 19 vjeç dhe ka fituar para katër vitesh X Factor Albania dhe single-i që ka paraqitur në Festivalin e Këngës Magjike, "Nëntori", veçse ka pushtuar ajrin kombëtar (dhe ka fituar në festival, vendin e tretë dhe çmimin e Baladës më të Mirë), po bën xhiro mjaft edhe në radio të ndryshme të Ballkanit dhe jo vetëm.

Kënga funksionon, është një europop shumë ndërkombëtar, që tregon që edhe në një gjuhë si shqipja mund të dalin këngë vendosmërisht interesante. Imazhi, siç mund të dallohet nga videoja, është shpërthyes dhe, edhe në këtë front, Shqipëria na ka mësuar mirë.

Nuk është singel-i i parë: Arilena ka të publikuar në fakt disa këngë të tjera, mbi të gjitha "Aeroplan" i 2014-ës, por edhe "Business Class", nuk është aspak keq. Ndërkaq me singel-in e ri janë realizuar dhe disa remix-e."

Të fundit