Flash News

KRYESORE

Mediat: Patriarkana do pranojë autoqefalinë e Kishës Ukrainase dhe Maqedonase pa konsensusin e Rusisë dhe Serbisë

Mediat: Patriarkana do pranojë autoqefalinë e Kishës Ukrainase

Mediat në Maqedoni dhe Bullgari raportojnë se Patriarkana Ekumenike e Konstandinopojës ka vendosur të pranojë autoqefalinë e kishave të Ukrainës dhe Maqedonisë, pa marrë konsensusin e kishave të tjera.

Sipas këtyre raportimeve, vendimi është marrë së fundmi në mbledhjen e Sinodit të Shenjtë të mbajtur në datat 1-3 shtator. Patriarkana pritet të lëshojë tomosin për autoqefalinë e kishës Ukrainase brenda këtij muaj, ndërsa për kishën Maqedonase situata është më e paqartë.

Patriarkana e Moskës kundërshton ashpër autoqefalinë e kishës së Ukrainës dhe ka kërcënuar me skizmën. Edhe kisha e Serbisë e ka kundërshtuar autoqefalinë e kishës së Maqedonisë, e frikësuar nga një lëvizje e ngjashme edhe në Mal të Zi.

Ndërkohë, kisha ortodokse autoqefale e Shqipërisë nuk është shprehur ende për kërkesat që vijnë nga Ukraina dhe Maqedonia.

Të fundit