Flash News
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
Si e toleroi Ceno Klosi kompaninë e inceneratorëve, negociatat e dyshimta për miliona euro
Flet Abazoviç: Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE
Pas arrestimit të Berberit, Rama emëron drejtorin e ri të Autoritetit Rrugor Shqiptar
Përfshihet në flakë një apartament te bulevardi ‘Zogu i Parë’ në Tiranë
Mediat serbe flasin për “planin e ferrit të SHBA”, do koordinohet nga Brian Hoyt Yee
Tabolidi serb “Informer”, në artikullin e titulluar “Plani i Ferrit i SHBA-ve”, shkruan se si Shtetet e Bashkuara kanë përpiluar një “plan” për të shkatërruar linjën hekurudhore Selanik-Budapest dhe që të shpërbëjnë Republikën Serbe në Bosnje-Hercegovinë.
Ky tabloid që jozyrtarisht kryen detyrën e “zëdhënësit” të presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, shkruan se ndihmës sekretari amerikan i Shtetit, Brian Hoyt Yee, është operativi kryesor i SHBA-ve për Ballkan, i ngarkuar për parandalimin e krijimit të boshtit Serbi-Rusi-Kinë, raporton Telegrafi.
Informer shkruan se Yee do të të emërohet ambasador i Shteteve të Bashkuara në Maqedoni, dhe kështu nga Shkupi do të koordinojë punën e agjencive të Shërbimeve Inteligjente në Ballkanin Perëndimor.