Flash News

KRYESORE

Mediat serbe i ‘dedikojnë’ artikull mamasë së Dua Lipës

Media serbe “Kurir”, që ia ka kushtuar një artikull këngëtares së famshme shqiptare Dua Lipa, referuar suksesit të saj me këngët “New Rules” “Be the One”e “IDGAF”, i ka kushtuar një shkrim edhe nënës së saj duke e përmendur si ‘burimi’ i bukurisë së Duas.

“Shqiptarja nuk e ka pushtuar Hollivudin vetëm me bukuri por edhe me zë. Dua Lipa tashmë është ‘seks simbol’, por gjenet e bukurisë i ka nga nëna e saj”, shkruhet mes të tjerash në ‘Kurir’.

“Dua e trashëgoi talentin nga babai Dukagjini, pasi që ai ka bërë muzikë për dekada në Kosovë, ndërsa  bukurinë e ka marrë nga e ëma”, vijon artikulli për familjen Lipa, duke demonstruar edhe me foto të mamasë së këngëtares.

Të fundit