Flash News
Vendimi për çështjen e vulës, Bardhi: Gjykata e Lartë t’i japë fund absurdit, PD i përket anëtarëve të saj
Nasip Naço del nga SPAK: U pyeta për çështjen ÇEZ-DIA, kam folur me letra, jo me heshtje
Shtyhet sërish seanca për Berishën, shkak mungesa e prokurorëve
Investimi në Sazan/ Rama pyetet pse nuk shpall tender kombëtar: Do shqyrtojmë aplikimin
Paraqitet në SPAK, ish-ministri dhe deputeti socialist, Nasip Naço
Mediat shkruajnë sërish për shtatzëninë e dyshimtë të aktores Atagul
Neslihan Atagul është një ndër aktoret më të dashura turke dhe ende roli i saj në "Kara Sevda" po bën bujë në shumë vende të botës ku edhe po transmetohet seriali.
Neslihan është e martuar me aktorin Kadir Dogulu prej tre vitesh dhe së fundmi kanë filluar të shkruajnë mediat se aktorja mund të jetë shtatzënë.
Pasi u shuan këto zëra, sërish janë ngritur dyshime për shtatzëninë e Neslihanit, e njohur për rolin e "Nihanit".
Neslihan kishte veshur një fustan të zi të gjerë dhe kaq ka mjaftuar që të gjithë të dyshojnë për një shtatzëni të mundshme të saj. Sigurisht gazetarët nuk e lanë me aq mendimin e tyre dhe menjëherë e pyetën çiftin nëse janë në pritje të një fëmije, por nuk morën asnjë përgjigje.