Flash News

KRYESORE

Mediu: Chavez do krenohej, Rama po ndjek mënyrën e tij të qeverisjes…

Mediu: Chavez do krenohej, Rama po ndjek mënyrën e tij të

Edhe aleati i PD-së, Fatmir Mediu, nuk ka mbetur pas me deklaratën e tij për qeverinë “Rama 2”. Ai  ka reaguar pas publikimit të emrave të qeverisë së re në Asamblenë e Partisë Socialiste, përmes një statusi në facebook.  Mediu thotë se qeveria është e re, por zakoni i vjetër. Ndër të tjera kreu i PR shprehet se ish-presidenti i Venezuelës, Hugo Chavez, do krenohej, pasi Rama po ndjek me përpikëri mënyrën e tij të qeverisjes.

Ja postimi i Mediut:

“Rama konfirmoi jo vetem me perberjen por dhe me ate cka foli se keto vite qe vijne do kemi vetem nje qeveri.  Ai eshte timonieri, kushtetuta, ligjet, parlamenti asgje nuk ka rendesi.

Fjale dhe demagogji pa fund.

Hugo Chavez do krenohej se si Rama po ndjek me perpikmeri menyren e tij te qeverisjes.

Shtyllat kryesore te qeverise:

Kontrroll, Korrupsion, Varferi, Pasiguri, Largim masiv i njerezeve te afte nga Shqiperia.

Pushteti per te nuk eshte sherbim dhe qeverisje per njerezit, por tepsia, qe u sherbehet njerezve te tij dhe atyre punojne per te.

Te tjeret duhet te duartrokasin vetem kur ti thote ai.”

Të fundit