Flash News

KRYESORE

Mediu del nga takimi i dytë me Bashën: Ende s’kemi mbyllur gjë

Mediu del nga takimi i dytë me Bashën: Ende s’kemi mbyllur

Përpara gazetarëve që janë në selinë blu, Mediu ka thënë se ende nuk kanë mbyllur marrëveshjen me PD-në. “Ende nuk kemi mbyllur asnjë marrëveshje me PD-në, takimi ishte pozitiv”, është shprehur Mediu. Ky është takimi i dytë i kreut të PR-së me kryedemokratin Basha.

Kreu i PR, Fatmir Mediu ka zhvilluar një takim të dytë me kreun e PD-së Lulzim Basha. Takimi nuk ka zgjatur shumë, vetëm 10 minuta. Bëhet me dije se ka qenë Mediu ai që i është drejtuar zyrës së Bashës.  Ende nuk dihet nëse ka një vendim që PR-ja dhe Mediu ti bashkohen PD-së në listat e kandidatëve.

Ky takim vjen pas regjistrimit të Partisë Republikane si subjekt zgjedhor në zgjedhjet parlamentare të 25 qershorit nga ana e KQZ-së në mbledhjen e sotme. Paraditen e sotme, burime të kësaj partie u shprehën se Partia Republikane ka vendosur të shkojë e vetme në zgjedhje për shkak se është e pakënaqur nga negociatat politike me Partinë Demokratike. “’Partia Republikanë është e pakënaqur me negociatat politike me Partinë Demokratike. Ne kemi vendosur të shkojmë të vetëm në zgjedhje për të matur elektoratin tonë’’, u shprehën burime të Partisë Republikane.GSH

Të fundit