Flash News
Si e toleroi Ceno Klosi kompaninë e inceneratorëve, negociatat e dyshimta për miliona euro
Flet Abazoviç: Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE
Pas arrestimit të Berberit, Rama emëron drejtorin e ri të Autoritetit Rrugor Shqiptar
Përfshihet në flakë një apartament te bulevardi ‘Zogu i Parë’ në Tiranë
Berisha: Ishim opozita e parë që kërkuam anëtarësimin në NATO pas rënies së komunizmit
Mediu i tërheq vëmendjen Bashës: Betejat politike zhvillohen në zgjedhje
Kreu i Partisë Republikane, Fatmir Mediu deklaron se ka qenë kundër bojkotimit të zgjedhjeve pavarësisht vendimit të opozitës. Në këndvështrimin e tij, ai thekson se beteja politike zhvillohet dhe duhet të zhvillohet në zgjedhje.
“Bojkoti i zgjedhjeve erdhi si pasojë e bojkotimit të parlamentit, por ka pasur debate të brendshme. Mendoj që beteja politike zhvillohet në zgjedhje. Kundërshtarin nuk e zgjedh dot nëse mendon që kundërshtari po shaktërron vendin, duhet të gjesh të gjithë mekanizmat për ta luftuar, si mediatike, publike, kombetarë e ndërkombëtare dhen fund të fundit zgjedhjet përcaktojnë kush është”, sqaroi mediu ne emisionin "Provokacija".
Por ai mbështet qëndrimin e opozitës se Rama është problemi më i madh që ka vendi dhe qeverisja tranzitore është domosdoshmëri.
“Nuk i heq asnjë presje qëndrimit të opozitës që Rama është problemi më i madh që ka vendi, që nuk kemi qeverisje, nevoja për qeverisje tranzitore është domosdoshmëri”.