Flash News

KRYESORE

Mediu në Kavajë: Zonat bujqësore në vëmendje të opozitës

Mediu në Kavajë: Zonat bujqësore në vëmendje të

Kryetari i Partisë Republikane, Fatmir Mediu zhvilloi një takim elektoral me banorët e komunës së Synej në Kavajë. Gjatë këtij takimi, ishte i pranishëm është kandidati për kryetar bashkie në Kavajë, Isa Sakja.

Në fjalën e tij, para banorëve të Synejt, kryetari i PR Mediu u shpreh se koalicioni opozitar ka në qendër të vëmendjes zonat rurale dhe bujqësore, të cilat nëpërmjet një taksimi të ulët dhe të ndershëm, nëpërmjet incentivave, do të jenë shtylla qendrore ekonomisë së fortë dhe të qëndrueshme kombëtare, që do të ndërtojë “Republika e Re”.

Mediu i bëri thirrje banorëve të Synejt dhe të gjithë Kavajës, që të distancohen nga pushtetarët që i mbuluan fushat e tyre me kanabis, duke sjellë vetëm varfëri për të pamundurit dhe kriminalizim të tejskajshëm të shoqërisë.

Në përfundim të fjalë së tij, Mediu i bëri thirrje edhe një herë përkrahësve të Partisë Republikane, që të gjitha votat duhet të shkojnë për Partinë Demokratike, pasi vetëm kështu mund të arrihet në një maksimalizim mandatesh për koalicionin opozitar.

Në takim, kandidati për kryetar bashkie, zoti Isa Sakja, u shpreh i bindur se programi i hartuar nga Partia Demokratike për banorët e Kavajës, do të jetë jo vetëm tërësish i mundur, por me shumë më pak taksa dhe gjithpërfshirës. “Ujë në cdo anë do të jetë motoja e jonë” u shpreh gjatë fjaslës së tij, Sakja.

Të fundit