Flash News

KRYESORE

Mediu nuk bëhet pjesë e listës së Bashës, PR regjistrohet e vetme në zgjedhje

Mediu nuk bëhet pjesë e listës së Bashës, PR

Partia Republikane do të regjistrohet e vetme në zgjedhjet e përgjithshme të 25 qershorit. Kjo parti ka lajmëruar se do të regjistrohet e vetme në KQZ, duke refuzuar ofertën e kreut të PD-së, Lulzim Basha.

Basha i ofroi aleatëve, përfshirë Fatmir Mediut, regjistrimin në listat e PD-së në vende të sigurta, por negociatat nuk kanë sjellë një marrëveshje.

PR është aleati historik i PD, megjithatë kërkesa e Mediut për ta patur një numër të konsiderueshëm kandidatësh në vendet e sigurta të listës së demokratëve nuk është pranuar nga Basha.

Edhe PAA e Agron Dukës nuk ka arritur ende marrëveshje me PD, ndërkohë Politiko.al ka raportuar se kjo parti kërkon të paktën katër kandidatë të sigurtë në listën e demokratëve.

Nard Ndoka dhe Dashamir Shehi janë dy aleatët e vetëm që tashmë kanë konfirmuar pjesëmarrjen në listën e PD.

Të fundit