Flash News

KRYESORE

Mediu për frontin opozitar me LSI: Nuk është koalicion për bashkë qeverisje

I ftuar në Report TV keru i partisë republikane, Fatmir Mediu ka folur në lidhje me protestën e opozitës e cila pritet të mbahet në 27 janar.

Mediu u shpreh se kjo është një protestë për qytetarët dhe jo për opozitën. Ai u deklaroi se Partia Republikane do të angazhohet për të siguruar një pjesëmarrje të madhe.

“Do tregojmë se qytetarët shqiptar janë ata që nuk pranojnë  të drejtohen nga qeveria. Çdo të sjellë? kjo do të sjellë një presion mbi qeverisjen e cila nuk mund të poshtëroj interesat e qytetarëve dhe të shtetit.

Ne kemi pasur një diskutim normal dhe kemi parashtruar kërkesat tona, ne kemi një koalicion opozitar dhe ne kemi nevojë që të konsolidohet dhe të paraqes më së miri një të djathtë.

Nuk është një protestë për qëllim të opozitës por është për interesat e qytetarëve. Në mënyrë që qytetarët të vendosin për vetën e tyre dhe jo të vendos qeveria për ta”, u shpreh Mediu.

Në lidhje me frontin opozitar dhe me LSI-në Mediu deklaron se është një front opozitar dhe nuk ka lidhje me koalicionin bashkë qeverisës.

“LSI është parti opozitare, ne kur flasim për një front opozitar nuk injorojmë asnjë qytetar qofshin këta edhe të majtë. Unë di që ka një front opozitar, dhe ajo që është e rëndësishme është që të zgjerohet ky front, koalicioni i së djathtës pastaj është koncept tjetër. Nuk flasim për koalicion opozitar në qeveri por për një front opozitar”, tha ai.

Ndërsa për qëndrimin e ndërkombëtarëve për protestën, kreu i republikanëve u shpreh se djalli fshihet në detaje dhe se ndërkombëtarët duhet ta shohin me kujdes situatën.

Të fundit