Flash News

KRYESORE

Mediu: Qeveria të dëmshpërblejë banorët e ‘Astirit’

Mediu: Qeveria të dëmshpërblejë banorët e

Kreu i Partisë Republikane, Fatmir Mediu, është shprehur se qeveria duhet të dëmshpërblejë me vlerën e tregut banorët e zonës së ‘Astirit’, banesat e të cilëve preken nga zgjerimi i ‘Unazës së Madhe’.

Protestën e banorëve, Mediu e ka cilësuar si të drejtë duke shtuar se një qeveri që përbuz qytetarët e vet meriton përbuzjen e gjithë qytetarëve

“Pse protesta e tyre është e drejtë? Sepse Rama ka premtuar legalizmin e banesave bizneseve në çdo zonë informale. Një qeveri që përbuz qytetarët e vet meriton përbuzjen e gjithë qytetarëve.

Së treti, këto legalizme janë kryer në prona publike ndaj është e pamoralshme. Së katërti, shteti ka marrë përsipër legalizimin e mirëfillta për përfitime politike. Përfundimisht në mendimin tim qeveria duhet të shpronësojë këta banorë në vlerat e tregut”, u shpreh Mediu.

 

Të fundit