Flash News

KRYESORE

Mediu me tone të qeta pas tërheqjes së Ramës: Është koha për dialog

Mediu me tone të qeta pas tërheqjes së Ramës:

Kreu i Partisë Republikane dhe aleati i Bshës, Fatmir Mediu nëpërmjet një statusi në facebook ka reaguar në lidhje me vendimin e kryeministrit Rama, i cili tërheqi nga gara kandidatin e tij në zgjedhjet në Kavajë.

Mediu është shprehur se dialogu ëhtë rruga e zgjidhjes.

Statusi në Facebook:

Te dashur miq

Opozita e vendosur me qellimin e madh per te garantuar zgjedhje te lira dhe te ndershme, sot njohu suksesin e pare, per te mos lejuar zgjedhje farse ne Kavaje.

Kauza e zgjedhjeve te lira dhe te ndershme eshte kazua me e drejte per ti kthyer pushtetin qytetareve. 

Kushtetuta percakton se jemi nje demokraci pluraliste dhe cdo gje bazohet mbi te gjitha nga vota e lire. Qeverisja me pelqimin e qytetareve.

Ky eshte nje moment qe kerkon reflektim per zgjedhjet e 18 Qershorit.

Rama dhe Partia socialiste duhet te kuptojne se 18 qershori nuk eshte dite votimesh si ne komunizem, por dita e shqiptareve qe vendosin te ardhmen e tyre.

Dialogu me opoziten dhe garantimi i zgjedhjeve te lira dhe te ndershme eshte rruga e zgjidhjes.

As opozitat farse as krimi dhe trafiku as pushteti I inkriminuar nuk mund te ndalin dot te ardhmen Europiane te Shqiperise, kjo eshte nje beteje e gjate dhe e veshtire.

Të fundit