Mëdyshje dhe asnjë marrëveshje pas takimit të ministrave të BE për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut

Nuk ka vendim sa i përket çeljes së negociatave të BE-së me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut pas përfundimit të takimit në këshillin e Ministrave të Unionit.

Nga Luksemburgu, Alexander Schallenberg, ministri i Jashtëm austriak, deklaroi se do të jenë krerët e shteteve anëtare,a ta të cilët do të marrin vendimin final.

“Do të diskutohet në mbledhjen e krerëve të shteteve në Bruksel dhe më pas në Këshill”, tha ai për A2.

Edhe ministri për Çështjet Evropiane të Italisë, Vincenzo Amendola ,tha që vendet janë akoma të ndara për hapjen e negociatave për të dyja shtetet.

Ai shtoi se Italia është kundër Finlandës, që kërkon të ndajë dy shtete ballkanike.

“Nuk ka mundësi për t’i ndarë dy vendet. Qëllimi është të vazhdojë të diskutohet. Të dyja vendet kanë të drejtë për hapjen e negociatave. Ne e kemi thënë qëndrimin tonë se Tiranës i duhen hapur negociata dhe vizita e kryeministrit Conte sot në Shqipëri e konfirmon këtë”.