Flash News

KRYESORE

Mega-operacioni kundër kanabisit, reagon Demiraj: Siguroj efektivët, keni mbështetjen e plotë

Mega-operacioni kundër kanabisit, reagon Demiraj: Siguroj efektivët,

Ministri i Brendshëm, Dritan Demiraj ka reaguar pas mega-operacionit të kanabisit të zhvilluar kryesisht në Vlorë, por edhe në qytete të tjera.

Demiraj e konsideron seksuestrimin e sasisve të grumbulluara të kanabisit, prioritet mbi prioritetet dhe thekson se lufta kundër fenomenit do të vijojë pa asnjë kompromis.

Ministri ka garantuar edhe efektivët e policisë, të përfshirë në aksion, për mbështetje të plotë.

Reagimi i Dritan Demirajt:

Pergezoj Policine e Shtetit per vazhdimesine e Operacioneve ne mbare vendin, per luften pa kompromis kunder kultivimit dhe trafikimit te Kanabisit.

Kapja dhe asgjesimi i sasive te grumbulluara nga viti kaluar eshte prioritet mbi prioritetet. Suksesi i sotem i sekuestrimit te shume tonelatave kanabis ne Vlore dhe mbare Shqiperine do te jete modeli i punes tone deri ne pastrimin e plote dhe kontrollin e territorit.

Siguroj te gjithe efektivet e perkushtuar te Policise se Shtetit se do te kene mbeshtetjen e plote te Ministrit te Puneve te Brendshme per arritjen e objektivave strategjike per heqjen e Shqiperise nga harta e trafikut nderkombetar te drogave.

Të fundit