Flash News

KRYESORE

"Mega-operacioni me 37 të arrestuar, goditje e fortë kundër krimit të organizuar" Lleshaj: Ishte një test i rëndësishëm

"Mega-operacioni me 37 të arrestuar, goditje e fortë kundër

Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj, ka reaguar pas megaoperacionit të përbashkët mes autoriteteve italiane me ato shqiptare që çuan 37 persona të arrestuar mes dy vendeve.

Për Lleshajn ky operacion ishte një goditje e fortë kundër krimit të organizuar në të dy brigjet e Adriatikut, ndërsa merita sipas ministrit i takon e gjitha punës së përbashkët.

"Operacioni i përbashkët italo-shqiptar dha sot një goditje shumë të fortë kundër krimit të organizuar në të dy brigjet e Adriatikut.

Në të njëjtën kohë, operacioni provon fuqinë e pafundme kundër të keqes kur institucionet punojnë bashkë si në rrafshin kombëtar ashtu edhe atë ndërkombëtar.

Kjo goditje ishte një test i rëndësishëm për marrëdhënien e re të SPAK me Policinë e Shtetit.

Sot SPAK, Policia e Shtetit dhe autoritetet italiane meritojnë urimet më të mira për suksesin, i cili me siguri do të thellohet më tej në të ardhmen e shpejtë", shkruan ai.

Të fundit