Flash News

KRYESORE

Megaoperacion antidrogë në Itali, sekuestrohet 2.3 tonë drogë. Arrestohet shqiptari 24 vjeçar

Megaoperacion antidrogë në Itali, sekuestrohet 2.3 tonë

Prej disa ditësh në Itali policia po ushtron një kontroll të madh lidhur me krimin, drogën dhe fenomene të tjera. Dhjetëra njerëz, makina janë ndaluar nga polcia për verfikim. Por mbrëmënjë megaoperacion antidrogë në Itali ka çuar në sekuestrimin e  një sasie mjaft të madhe droge, 2.3 tonë drogë.

Droga është kapur në një gomone që po udhëtonte nga Mali i Zi është kapur në Kroaci, në kufi me territorin detar italian.

Destinacioni i saj final ka qenë mbërritja në brigjet italiane. Policia ka arrestuar dy poseduesit e lëndës narkotike, një italian 63 vjeç dhe një shqiptar 24 vjeç.

Operacioni u zhvillua nga Guarda de Financa e komandës së San Benedetto del Tronto.

Policia pritet në të dalë në një konferencë për mediat për detajet e oepracionit.

Të fundit