Flash News
Si e toleroi Ceno Klosi kompaninë e inceneratorëve, negociatat e dyshimta për miliona euro
Flet Abazoviç: Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE
Pas arrestimit të Berberit, Rama emëron drejtorin e ri të Autoritetit Rrugor Shqiptar
Përfshihet në flakë një apartament te bulevardi ‘Zogu i Parë’ në Tiranë
Berisha: Ishim opozita e parë që kërkuam anëtarësimin në NATO pas rënies së komunizmit
Megaoperacion Shqipëri-Itali/ Kapen 3.5 ton drogë me vlerë 40 mln euro, 37 në pranga; Kreu i SPAK: Hetim zyrtarëve shqiptarë që i favorizuan
Një megaoperacion i Departamentit të Antimafias Italiane, Bari dhe i autoriteteve shqiptare ka vënë në pranga 37 persona të përfshirë në trafikun e drogës mes Shqipërisë dhe Italisë.
Mediat italiane kanë zbardhur detajet e para të këtij operacioni, sipas së cilit janë sekuestruar 3.5 ton drogë të llojit, marijuanë, kokainë dhe hashash me vlerë mbi 40 milionë euro. Droga mësohet se do të ndahej në rreth 7 milionë doza.
Po ashtu, gjatë këtij operacioni është sekuestruar pasuri me vlerë 4 milionë euro.
Mësohet se, 10 prej personave të arrestuar ishin shtetas shqiptar. Ndërkaq, gjatë operacionit është sekuestruar edhe një gomone në Triportin e Vlorës e cila i përkiste këtij grupi kriminal. Mjeti lundrues përdorej nga trafikantët për të dërguar drogë nga Shqipëria drejt Italisë apo anasjelltas.
Operacioni i gjerë u zhvillua me ndihmën e Criminalpol, Zyrës Ndërlidhëse të Ndër-Forcave të Tiranës dhe Policisë Shqiptare, si dhe me bashkëpunimin në Itali të Karabinierëve, Policisë së Shtetit, Guardia di Finanza dhe DIA të Foggia, Leçe, etj. Bolonja, Roma, Napoli dhe Catanzaro dhe ka zgjatur përgjatë dy viteve të fundit.
Detajet e operacionit
Kreu i SPAK, Arben Kraja ka paralajmëruar se pas goditjes së një organizate kriminale shqiptaro-italiane (37 persona të arrestuar ) do të vijohet me hetimet edhe për personat përgjegjës që i favorizuan në trafikun ndërkombëtar në radhët e autoriteteve shtetërore.
Gjatë një konference të përbashkët online me kreun e anti-mafias italiane, De Raho, prokurorin e Barit, Policinë e Shtetit, Kraja tha se në këtë megaoperacion ka patur edhe një risi, që veç arrestimeve janë kryer edhe sekuestro të pasurive të trafikantëve të vëna përmes krimit.
“E reja në këtë hetim është se nuk jemi kufizuar vetëm në arrestimin e trafikantëve, por kemi ngritur edhe akuzë për pastrim të produktit të veprës penale dhe sekuestron e produkteve me një vlerë të konsiderueshme.
Po ashtu, do hetojmë deri në detaje për përgjegjësit ligjorë të autoriteteve që kanë lejuar dhe favorizuar ndodhjen e këtij aktiviteti kriminal, kushdo që rezulton i i përfshirë në këtë aktivitet kriminal dhe do dërgohet para gjyqit”, tha Kraja.
Nga ana tjetër, kreu i anti-mafias italiane, Federico Cafiero de Raho e cilësoi këtë operacion si një ndër më të mëdhenjtë që kanë goditur grupet shqiptaro-italiane , kurse Prokurori i Barit tha se grupet kriminale në Shqipëri përdorin kufijtë bregdetar në jug për të transportuar sasitë e drogës në anën tjetër.