Flash News

KRYESORE

Meghan apo Kate? Cila nga kunatat e ka fytyrën perfekte sipas shkencës

Meghan apo Kate? Cila nga kunatat e ka fytyrën perfekte sipas shkencës

Meghan Markle apo Kate Middleton? Cila nga dy kunatat është më afër përfeksionit dhe bukurisë së ‘përosur’ fizike?

Kirurgu i Harley Street, Dr Julian De Silva përshkroi fytyrën e 36-vjeçares dhe e krahasoi atë me dukeshën e Kembrixhit, me Zara Phillips, Princeshën Beatrice dhe Princeshën Eugenie, të cilat u renditën nga vendi i dytë në të pestin.

Dr De Silva shpjegoi se Meghan kishte një hundë pothuajse të përsosur dhe se pozicioni i saj i syrit ishte ‘saktësisht i drejtë’. Në vend të dytë renditej Dukesha e Kembrixhit, e cila shënoi 86.8 për qind.

Kjo përllogaritje bazohet në një ekuacion matematikor të hartuar nga grekët e lashtë për të matur bukurinë. Raporti është përdorur nga Leonardo Da Vinci për trupin e përsosur njerëzor të njeriut të Vitruvian Man. Sa më afër të jenë raportet e një fytyre apo trupi me numrin 1.618, aq më e bukur është një femër.

Të fundit