Meghan-it i ka ardhur në majë të hundës

Meghan Markle është nënë e re dhe për shkak të detyrave të pallatit mbretëror asaj i është dashur të dalë publikisht edhe pse është me leje lindjeje. Në çdo dalje që ka bërë, përfshirë dhe ceremonia private e pagëzimit të Archie, Dukesha e Sussex është kritikuar.

Dhe sipas gazetares së mbretërisë, Victoria Arbiter-it, kjo situatë ka bërë që Markle të arrijë në pikën kritike. Ajo ka pohuar se ndjekësit e pallatit ‘Kensington’ duhet ta lënë Markle të kryejë detyrat e saj në familjen mbretërore dhe t’i minimizojnë kritikat ndaj saj.

Victoria shpjegoi gjithashtu faktin se është shumë e vështirë për Meghan që të adresojë kritikat negative personalisht, ashtu siç mund të bëjnë të famshmit e tjerë. Në familjen ‘Kensington’ është rregull që pjesëtarët e saj të mos ankohen dhe mos të japin shpjegime asnjëherë.