Flash News

KRYESORE

Meghan Markle “ndahet” nga familja mbretërore në Ceremoninë e Përkujtimit

Dukesha e Sussex, Meghan Markle nuk ka qëndruar pranë anëtarëve të familjes së saj mbretërore gjatë nderimit të dëshmorëve në Ditën e Përkujtimit, por kjo nuk do të thotë se ajo u injorua.

Gjatë ceremonisë solemne, duke nderuar ata që humbën jetën në Luftën e Parë Botërore, Mbretëresha Elizabeta II, Kate Middleton dhe Camilla, dukesha e Cornwallit qëndronin së bashku në një ballkon, ndërsa Meghan u pa në një ballkon tjetër.

Ballkonet ishin të vogla dhe ishte pothuajse e pamundur që të zinte më shumë se tre persona. Meghan nuk u bashkua me anëtarët e familjes së saj, por iu dha një pozicion shumë i rëndësishëm.

Gjatë ceremonisë, ajo u pa me gruan e presidentit gjerman Frank-Walter Steinmeier, Elke Budenbender.

Të fundit